Home KRYESORE Megi, 22 vjeçarja që nuk i dorëzohet kancerit

Megi, 22 vjeçarja që nuk i dorëzohet kancerit

Nga Ardi Stefa

Ju lutem kushtojini pak minuta nga jeta juaj ngjarjes së mëposhtme.

Është historia e një vajze të re, të cilën e vlerësoja e më vlerësonte, pavarësisht se nuk i jepja direkt mësim. Më kontaktoi përpara disa ditësh në lidhje me një projekt që ishte duke realizuar.

Sot kontaktova me të dhe ngela pa fjalë nga historia e saj.

Më kërkoi këshillë, si të vepronte apo si mund ta “ndihmoja”.

U mahnita nga ajo që më tregoi, nga forca, pozitiviteti dhe optimizimi i saj. Doja të shkruaja, por po ju paraqes historinë e saj, ashtu siç e ka shkruar Megi, pa asnjë ndërhyrje, madje pa asnjë redaktim…
Historitë u ndodhin atyre që dinë t’i tregojnë, që dinë të triumfojnë, që dinë të orientojnë e ndihmojnë të tjerët!

Dhe nuk mund t’a shkruaja më mirë!…
Sot nuk isha mësuesi, isha nxënësi përpara Megit!
Lexojeni!
Dhe mahnituni, siç u mahnita dhe unë…

Dhe shpërndajeni!

“Projekti im quhet ‘Rreze’…Kjo eshte historia qe fshihet pas ketij emri…

Une jam Megi. Ne 22 Mars te 2018, u diagnostikova me kancer gjiri, vetem 3 dite para ditelindjes sime te 22-te. Kjo ishte ‘dhurata’ ime e ditelindjes, por ndryshe nga cfare mund te mendohet, kanceri nuk me demotivoi aspak, perkundrazi…Sapo u diagnostikova fillova te google-lloj e te lexoj rreth kancerit. Fjala e pare qe lexoja kudo ishte VDEKJE, megjithate une isha njeriu me pozitiv ne bote dhe besoja fort ne vetvete se do tja dilja mbane, do ta fitoja betejen time. Vendosa te mos germoj me rreth kancerit ne internet, te mos lexoja me informacione toksike, duke zbatuar keshtu keshillen e heronjve te mi (mjekeve). Ketu lindi ideja e projektit.

Nje dite, teksa qendroja e ulur ne karrige duke marre ilacin e kimioterapise, me lindi ideja qe te krijoja nje ‘platforme’ ku te gjendej cdo gje rreth kancerit te gjirit, nje platforme ku do te gjenin veten femra te cilat jane duke luftuar dhe femrat te cilat kane mbijetuar. Qellimi im eshte te ndihmoj sa me shume femra te cilat gjenden ne situaten qe une i mbijetova. Duke mos patur mundesi financiare per ti ndihmuar, une mund te ofroj dijen time ne funksion te tyre. Kjo eshte dhurata ime per to. Ne Mars te 2018 Zoti me dhuroi mua nje sfide e cila do te ndryshonte rrenjesisht jeten time….Ne Prill te 2020 une po i dhuroj botes nje RREZE shprese, nje RREZE drite ne luften kunder kancerit te gjirit.

Momentalisht RREZE eshte nje website interaktiv lehtesisht i aksesueshem ne kompjuter dhe celular. Qellimi final eshte qe RREZE te jete nje aplikacion mobil lehtesisht i aksesueshem nga kushdo (duke u zhvilluar). Ne faqen e pare do te gjenden histori motivuese te te mbijetuarve. Nje seksion i vecante sherben per te derguar historine tende e cila do te motivoj shume te tjere. Pjesa e dyte i dedikohet nutrition. Ne kete seksion gjenden video recetash te shendetshme. Gjitheashtu, kushdo mund te dergoj nje recete te veten e cila do te postohet ne faqe. Ne te njejten faqe mund te kontaktosh nje dietolog/nutricien per tu keshilluar mbi dieten qe duhet te ndjekesh. Brenda faqes se nutrition ndodhet nenfaqja e blogut. Ne blog do te kete postime te perditshme rreth vetive kuruese te ushqimeve.

Une besoj se ushqimi eshte pilula magjike ne luften kunder kancerit. Faqja e trete i dedikohet fitnesit. Te qenurit aktiv eshte shume e rendesishme gjate periudhes se kurimit, por edhe me pas. Pavaresisht rendesise se te qenurit aktiv, duhet treguar nje kujdes i vecante me muskujt qe stervit derisa trupi te rikuperohet plotesisht. Ne kete faqe ke mundesi te kontaktosh nje trainer personal, per te te ndertuar nje plan stervitor ose per tu stervitur sebashku. Gjithashtu, mund te abonohesh direkt ne nje palester qe ndodhet prane teje.

Faqja e katert i dedikohet modes. Ketu gjenden tutoriale per pjesen e flokeve, si te lidhesh shamine, si te trukohesh etj. Nje seksion te vecante zene edhe keshillat e bukurise dhe kujdesit ndaj lekures. Faqja e parafundit eshte e lidhur me informacionet me te fundit qe vijne nga zhvillimi i shkences ne luften kunder kancerit te gjirit.

Gjitheashtu, ne kete seksion mund te konsultohesh online me mjeke te ndryshem, per tu dhene pergjigje pyetjeve te tua. Mund te rezervosh nje takim online ose fizikisht me nje psikolog. Faqja e fundit eshte bashkimi ne komunitet. Cdo dite do te zhvillohen takime ne grup, ne videocall, ne forme terapie, ku secila do te ndaj historine e saj. Ti nuk je vetem ne kete sfide dhe sebashku mund ti japim force njera-tjetres. Nje dite, kur te vendosesh te tregosh historine tende, te jesh e bindur se do te frymezosh qindra te tjere, ti mbijetojne stuhise qe po jetojne. Barra e peshes behet me e lehte kur e ndan ate me njerez qe te kuptojne.

‘TI NUK JE VETEM…’- Ky eshte slogani yne.

Ky projekt ishte nje enderr per mua… Nje enderr te cilen e solla ne jete. Duke suportuar ato te cilat jane duke luftuar, duke admiruar te mbijetuarat, ne nder te atyre te cilat nuk munden te mbijetojne…Nuk e di se sa e forte je derisa te qenurit e forte eshte e vetmja zgjidhje qe ke.

E kupton rendesine e jetes, vetem kur je afer fundit. Thuhet se pamja me e bukur vjen pas ngjitjes me te veshtire…dhe eshte e vertete… Ti ke lindur me fore brenda vetes dhe kjo eshte superfuqia jote. Ti kontrollon mendjen tende, kurse mendja boten perreth teje.

Nese vertet e do dicka, do ta arrish. Beso ne vetvete dhe magjia do te ndodh…Beso ne vetvete dhe do te jesh e pandalshme… Qellimi i ketij projekti eshte qe ta lehtesoj sadopak rrugetimin tuaj te veshtire.
Se bashku mundemi…

Me shume dashuri,
Megi”

Ishte nder për mua Megi që më besove historinë tënde!

Nder për mua të isha mësuesi yt, ndërsa sot nxënësi yt…

Share: