Home KRYESORE Mjeku i njohur: Vdekshmëria nga Covid 19 0/37%, aplikimi i karantinës i...

Mjeku i njohur: Vdekshmëria nga Covid 19 0/37%, aplikimi i karantinës i panevojshëm më!

Nga Erion Dasho

Pas studimit në New York që e llogariti vdekshmërinë nga COVID-19 në 0.46% (pra në 1,000 persona të prekur nga COVID, rrezikojnë të humbin jetën 4 ose 5 prej tyre), studimi i dytë në Gjermani e llogarit vdekshmërinë akoma më të ulët (0.37%). Për krahasim, një epidemi gripi e ka vdekshmërinë 0.1% deri 0.2%.

PRA, SHKALLA E RREZIKUT NGA COVID ËSHTË SHUMË MË E ULËT SE SA MENDOHEJ NË FILLIM. ME KAQ SA NJOHIM DERI TANI, RREZIKU I VDEKJES NGA COVID DUKET SE ËSHTË 2 OSE 3 HERË MË I LARTË SE GRIPI.

Mbi të gjitha, sot është provuar se ata që kanë rrezik më të lartë se të tjerët janë personat e prekur nga sëmundje të caktuara kronike dhe personat mbi 65 vjeç.

Aplikimi i masave shtrënguese mbi gjithë popullatën është jo vetëm i panevojshëm, por edhe i dëmshëm për të moshuarit dhe të sëmurët. Duke u marrë me personat e shëndetshëm dhe të rinj të cilët nuk kanë nevojë për kujdes (pasi rreziku i tyre është shumë i ulët), “hollohet” përpjekja për të moshuarit dhe këta rrezikohen shumë më tepër. Sidomos tani në kushtet e hapjes.

SHOQËRIA SHQIPTARE DUHET TË KUJDESET PËR TË MOSHUARIT DHE TË SËMURËT DHE TË LEJOJË QYTETARËT E TJERË TË KENË NJË AKTIVITET TË LIRË DHE PA KUFIZIME. ZGJIDHJET I KEMI TË GATSHME NË BOTË. NUK KA NEVOJË TË SHPIKIM.

Share: