Home KRYESORE Mjeku nxjerr imazhet: COVID-19, që në janar në vendin tonë. Ja shenjat...

Mjeku nxjerr imazhet: COVID-19, që në janar në vendin tonë. Ja shenjat në mushkëritë e pacientëve të trajtuar në Infektiv (FOTOT)

Mjeku Gezim Xhepa, nder te paret qe kundershtoi izolimin total ne vend, duke hedhur dyshime se virusi kishte qarkulluar qe nga muaji i pare i vitit ne vendin tone, ka publikuar se fundi disa imazhe qe flasin se COVID ne vend ka qene qe ne janar ne vendint tone. 

Jane imazhet e mushkerive te pacienteve te trajtuar ne Infektiv, realizuar nga mjeku imazherist Dr. Renato Osmenaj.

Sipas mjekut Xhepa, qe publikon te dhenat ne faqen e tij ne Facebook, Osmenaj ishte ai që që javën e parë pas zbulimit të të ashtuquajturit rast 0, identifikoi fizionominë dhe identitetin imazhërik pulmonar të COVID-19… dhe potencën e ekzaminimit CT ndër ekzaminimet e skemës bazë për diagnostikim dhe përcaktim prognose.

“Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, kur duam s’duam ne, për komunikimet e ngushta dhe lëvizjet e shumta njerëzore me Italinë e Veriut, Shqipëria mund të kosiderohet lagje e Milanos…!!! Tani i takon Komitetit të Teknik të marrë serizisht këto fakte, për përcaktimin e një strategjie të qartë dhe të shpejtë zhbllokuese, për kalimin nga izolimi në distancim, duke kthyer në normalitet brenda një edukate distancimi jetën sociale, ekonomike dhe shëndetësore në vend…!”- shkruan Xhepa.

Xhepa dhe Osmanaj

Xhepa dhe Osmanaj

Postimi i mjekut Gezim Xhepa

IMAZHET E JANARIT QË FLASIN PËR PREZENCËN E COVID-19 NË SHQIPËRI QË NË KËTË PERIUDHË

Të nderuar miq…!!!

Ndonëse prej 6 javësh në median vizive dhe të shkruar, kam hedhur hipotezën dhe argumentet e tërthorta logjike për praninë e coronavirusit në Shqipëri që në muajin shkurt dhe kalimin e pikut të epidemisë para vendosjes së karantinës, gjithnjë më është kërkuar nga skeptikë argumenti faktik, për të cilin kam tre javë që i kërkoj departamentit të imazhërisë të fillojë hulumtimin e imazheve pulmonare të epidemisë Janar – Shkurt 2020…!

Sot, falë mikut dhe kolegut tim të nderuar Dr. Renato Osmenaj…, imazhëristit që ishte i pari, që që javën e parë pas zbulimit të të ashtuquajturit rast 0, identifikoi fizionominë dhe identitetin imazhërik pulmonar të COVID-19… dhe potencën e ekzaminimit CT ndër ekzaminimet e skemës bazë për diagnostikim dhe përcaktim prognose…, mu ofruan imazhe të pakundërshtueshme të prezencës së COVID-19 në datat 15 – 20 janar, në disa raste në Infektiv…!!! Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, kur duam s’duam ne, për komunikimet e ngushta dhe lëvizjet e shumta njerëzore me Italinë e Veriut, Shqipëria mund të kosiderohet lagje e Milanos…!!! Tani i takon Komitetit të Teknik të marrë serizisht këto fakte, për përcaktimin e një strategjie të qartë dhe të shpejtë zhbllokuese, për kalimin nga izolimi në distancim, duke kthyer në normalitet brenda një edukate distancimi jetën sociale, ekonomike dhe shëndetësore në vend…!!!

Faleminderit Dr. Renato…, jo vetëm për menaxhimin pa panik, por me vigjilencë të situatës së karantinës, nëpërmjet centarlizimit dhe koordinimit nacional imazhërik për suspektim sa më të hershëm të sëmundjes dhe prevenimin e kaosit, që mund të kish shkaktuar strategjia e gabuar e numrit 127…, por edhe për ndihmën që po jep për Komitetin Teknik për konfuzionin në pritjen e pikut epidemiologjik…!!!

Po ju ofroj pamjet imazhërike të pesë rasteve, duke ju kujtuar që janë pronë intelektuale e Dr. Renato Osmani dhe i publikoj me aprovimin e tij, duke mbrojtur të drejtën e tij të aitorit…!!!

95388423_1312666555594341_8917681132586139648_n
95512479_1312666705594326_4276145400689197056_n
95291208_1312666578927672_7143846780206055424_n
95890743_1312666678927662_4558941788512976896_n
95592031_1312666615594335_6253454472962375680_n
xhep

Share: