Nga Basir Çollaku
Përkufizimet e MAFIA-s zënë shumë rradhë në përcaktimin e thelbit të përfaqësimit të saj. Në shpjeguesin jo vetëm gjuhësor, për të mundemi të themi se Mafia është një term për të përkufizuar organizata kriminale.
Mjaft studiues e kanë përcaktuar si “organizatë pushteti”, duke theksuar se ekzistenca e saj nuk varet nga të ardhurat e shumta ilegale, por nga bashkëpunëtorët me pozita në institucione të ndryshme shtetërore, sidomos politikanë. Në dheun tonë, duket se kemi një kapërcim të pazakontë të së keqes, e ky grupim tashmë ka marrw ndër duar, zyrat shtetërore, duke shkrirë vetveten me pushtet-politikën. Kusuri i mbetur dihet.
Shembja e teatrit, solli një nerv më tepër të Mafia-pushtetit tonë, duke dhënë provën e moskokëçarjes nga askush dhe askund. Federata europiane e trashëgimisë kulturore, Europa Nostra u angazhua në një mbështetje intensive krah artistëve e qytetarëve shqiptarë, për të ndaluar shembjen e këtij objekti marrë në mbrojtje prej tyre. Ajo shkoi më tej duke ofruar ndihmë financiare në miliona euro për restaurim, për të mos shkëputur këtë trashëgimi të përbashkët europiane. Dashamirësia e tyre nuk kishte llogaritur një të vërtetë shqiptare. Europa Nostra në këtë përpjekje ndihme, në Tiranë, kishte përballë Cosa Nostrën, llojin e organizatës mafioze në llogaritë e së cilës qarkullojnë miliarda euro paligjshmëri. “Europa jonë” dhe “Gjëja jonë”, patën pikëtakimin në Tiranë në duelin për të shembur dhe mbrojtur Teatrin Kombëar.” Gjëja jonë”(organizatës së krimit) pra Cosa Nostra i bëri të ditur Europës tonë, pra “Europa Nostra” se Teatri është prona jonë, toka jonë, biznesi ynë, pastrimi i parave tona, ortakëria me banditët tanë, ndaj me pakeqardhje i vinin në dijeni se do u linin një takim me fadromën në orën 04 e 30 të mëngjesit me datë 17 maj. Kaq. Artistët shqiptarë, qytetarët e shumtë mbështetës dhe Europa jonë, humbën adresën e trashëgimisë, kulturës, historisë, pragun e shembjes së shumë lirive njëherësh. Gjëja jonë “Cosa Nostra”, fitoi. Nënshkrimet e dukshme ishin Edi Rama dhe shoferi i fadromës Erion Veliaj.
Investimi i Europa Nostra, i përkushtuar ndaj Trashëgimisë Kulturore, përcolli alarmin e saj te Ministrat e Kulturës të BE-së duke shprehur dënimin e tyre të fortë për këtë akt brutal, duke e cilësuar 17 majin, një ditë të trishtuar për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe në Europë, një ditë të trishtuar për demokracinë dhe respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe në Europë. Reagimet gjermane, britanike, e shumë ndërkombëtarëve, thonin hapur se ndiheshin të tronditur për sa kishte ndodhur me shembjen e Teatrit kombëtar dhunën brutale ndaj artistëve, gazetarëve dhe qytetarëve. Pa përdorur diplomaci aspak, qeveritarë europianë thanë se me këtë veprim, tashmë integrimi i Shqipërisë në BE, ishte kthyer në një term teorik, jo më tepër.
Ka disa mëkatedhe Europa Jonë, jo federatë e trashëgimisë, por BE, në këtë rast, ndaj nesh dhe marrëdhënies së ndërtuar prej saj me Cosa Nostrën tonë, qeverinë tonë, kryemninsitrin tonë Edi Rama. Përfaqsues të shumtë të BE-së, por edhe ambasadorë të vendeve përkatëse, në Tiranë në pak ditë janë bërë rrogtarë të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, postierit të Ramës, për shumë shërbime ndaj diplomatëve. Ata heshtën për shumë krime, vjedhje, privatizim të gjykatave, drejtësisë, prokurorisë, policisë, tërë sistemit, duke shndërruar shtetin në pushtet, dhe pushtetin e tërë në një kompani private me drejtor të përgjithshëm Edi Ramën, aksioneri kryesor me patent kontrolli. Përpjekjet e qytetarëve për të reaguar, shtypeshin me burg, ndëshkime gjobash, falimente pune dhe biznesi, ndonjëherë edhe me gjuhë armësh. Sërish nuk pati mbështetje, përkrahje të një rezistence kundër këtij kontrolli mafioz nga Rama të gjithçkasë shqiptare. Përfshihen në këtë mëkat të madh pa dallim ambasadorët amerikanë, Withers, Arvizu, Lu, Kim, ku bashku me Vlahutin, Boschard, Soreca, ngjanin si, departamenti i marrëdhënieve me jashtë në Partinë Socialiste, ku qëndrimet dhe deklarimet konsultoheshin me Ramën…
Cosa Nostra ka nisur aksionin e mbylljes së paketës së premtuar antarëve të organizatës. Pas Teatrit mos bëni habi kur të kërcasë fadroma mbi Muzeun Kombëtar, Galerinë Kombëtare, ashtu si rrëshkisnin poshtë saj Stadiumit Kombëtar, kinema “Republika”, kinema “17 nëntori”, për të ngritur qiellgërvishtës betoni.Të ekspozuara ndaj rrezikut janë seriozisht kishat dhe xhamitë. Shikoni batërdinë ngjitur me xhaminë Et’hem Beut, dhe sahatin, të cilët janë bërë si ballkone të pallatit, pjesë e kompleksit ndërtimor mafioz mbi truallin e ish-Teatrit.
A mundet Prokuroria e Posaçme të ndalë këtë rrëmbim?!
Shkeljet e ligjit janë ulëritëse. Rama dhe Veliaj, Këshilli Bashkiak, Ministrja e Kulturës, Grupi i Ekspertve miratues të shembjes, përfshirë eskortën drejtuese të policisë, ata që nisën shembjen dhe do të vrisnin artistët brenda në ndërtesë. Të gjithë këto emra, duhej të ishin të pandehur dhe në qeli…
Cosa Nostra e Tiranës, përfaqësuar nga kryeministri, qeveria, pushteti vendor, pjesa dërrmuese e drejtësisë, kërkon integrim në BE…
Shiheni aplikimin të fortnderuar të Europës tonë.