Aktori Neritan Liçaj është një nga personat që e mbrojti me shumë fanatizëm godinën e Teatrit Kombëtar nga shembja, mirëpo sot në mëngjes ai përjetoi një nga momentet më të vështira të jetës së tij.
E pa ndërtesën që luftoi gjithë këtë kohë, ti prishej përpara syve pa mundur të bënte gjë, dhe madje u përlot dhe kur policia i vuri prangat.
Në lidhje me këtë skenë, ka folur edhe motra e aktorit, shkrimtarja Elvira Dones.
Ajo ka thënë se lotët e vëllait nuk ishin për veten e tij, po për Shqipërinë dhe të ardhmen e fëmijëve.
MESAZHI I PLOTE I ELVIRA DONES
E di, është ditë e dielë për të gjithë. Por lërmini t’iu tregoj një gjë personale. Për shkak se shkrova për atë vend, ua tregova dhembjet. E doja. Tani shoh këto imazhe dhe vëllain tim në lot duke u larguar me pranga në duar, Po ju përkthej fjalët që i tha policëve: Çfrarë po bëni, kam 28 vitet të jetës sime aty brenda.”
E kam parë vëllanë tim të dashur duke qarë vetëm një herë: kur babai ynë vdiq.
Ai është një njeri i pastër, vëllai im, i sinqertë. Dy orë para arrestimit fola në telefon, ai ishte shumë i lodhur dhe i qetë. Tani shoh këto lot. Më në fund e liruan dhe unë qaj me të. E njoh mirë, nuk qan për veten e tij. Ai qan për Shqipërinë, për të ardhmen e fëmijëve të tij. Ata janë lotët e një njeriu të dashur