Nga: Dr. Enriko Ceko
Situata e krijuar me koronavirusin tregoi se sa pak të informuar dhe tëtrainuar janë qytetarët në lidhje me ngjarjet e paparashikuara, aq mëshumë me rastet e katastrofave. Ngjarjet e paparashikuara me efekt negativ dhe pengues të veprimtarisë njerëzore, siç është edhe rasti i kësaj katastrofe shëndetësore janë situata krejt të reja, kushte të rejadhe ngjarje të papritura për qytetarët. Është mëse normale që përballëngjarjeve të tilla shumica e qytetarëve në fillim të ndjejnë frikë, ankth dhe të tjera ndjenja dhe emocione të kësaj natyre. E rëndësishme ështëqë gradualisht sa më shpejt njerëzit të mësohen të përballen me kushtet e reja të krijuara dhe të shikojnë dhe të ecin përpara.
Faza e parë në situata të tilla është faza e frikës. Në këtë fazë njerëzit nxitojnë të blenë ushqime, ujë, letër higjenike, medikamente mjeksore, etj, që ka shumë mundësi të mos i përdorin dhe / ose që nuk ju duhen.Në këtë fazë njerëzit fillojnë dhe shpërndajnë te të tjerët emocione lidhur me frikën dhe shqetësimin që kanë. Ata ankohen shpesh dhe përcjellin te të tjerët pothuajse të tëra mesazhet që lidhen me çështjen, mesazhe që ata i marrin nga rrjetet sociale dhe nga mjedise të tjera. Nëkëtë fazë njerëzit zakonisht mërziten dhe inatosen shpejt. Kohëzgjatja e kësaj faze varet nga niveli i katastrofës, gjendja shëndetsore dhe emocionalee qytetarëve, mosha e tyre, mundësia e reagimit, ndihma dhe mbështetja nga të tjerët dhe institucionet publike, gjendja e rendit publik, gjendja ekonomike në përgjithësi, të ardhurat e individid nëveçanti, dëshira e regjimit për të mbajtur apo jo gjendjen e krijuar, shkalla dhe niveli i presionit të shtresave pranë qeverisjes për tëshfrytëzuar gjendjen për përfitime ekonomike dhe politike, etj.
Më pas vjen faza e të nxënit. Në këtë fazë njerëzit inteligjientë fillojnëdhe distancohen nga ato dukuri dhe gjëra që nuk janë në gjendje t’i kontrollojnë. Ata kuptojnë se nuk duhet që të konsumojnë ato që u bëjnë dëm, duke filluar nga ushqimet e duke përfunduar me lajmet dhe informacionet. Njerëzit që hyjnë në këtë fazë fillojnë dhe identifikojnëdhe ndajnë qartë llojet e emocioneve. Qytetarët fillojnë shqetësohen për gjendjen dhe fillojnë dhe mendojnë se si të veprojnë e kundëveprojnë. Ky është edhe momenti që njerëzit fillojnë dhe kuptojnë se që të tërë qytetarët si edhe ata, janë duke u përpjekur që tëbëjnë më të mirën e mundëshme të tyre.
Pas kësaj faze vjen faza e përballjes me sfidat e rritjes. Njerëzit fillojnëdhe mendojnë edhe për të tjerët dhe se si t’i ndihmojnë ata. Qytetarët fillojnë dhe mendojnë se si të bëjnë të vlefshëm talentin dhe aftësitë e tyre për ata që kanë nevojë dhe fillojnë dhe jetojnë të tashmën, duke u fokusuar te e ardhmja. Në këtë fazë qytetarët fillojnë dhe bëhen edhe më shumë empatetikë me vehten dhe me të tjerët dhe fillojnë dhe falenderojnë dhe vlerësojnë të tjerët përreth tyre dhe përtej. Njerëzit fillojnë dhe ushqejnë e mbajnë një gjendje emocionale pozitive dhe shpërndajnë shpresë, duke kërkuar për rruge dhe mjete për t’u adaptuar me ndryshimet e reja, duke praktikuar qetësinë, urtësinë, marrëdhënietpozitive dhe kreativitetin.
Më pas vjen faza e veprimit. Në këtë fazë njerëzit fillojnë dhe mendojnë dhe vënë në praktikë mjetet dhe rrugët për të shkatërruar metodat e mëparshme të punës dhe sjelljes. Ata kërkojnë rishikimin e sistemit dhe largimin e atyre që kanë qenë pranë pushtetit dhe që kanëpatur përfitime të paligjshme prej tij. Qytetarët kërkojnë shkatërrimin e monopoleve dhe oligopoleve. Zakonisht në këtë fazë njerëzit fillojnëdhe ndërgjegjësohen edhe për mbrojtjen e mjedisit, maleve, pyjeve, ujrave, etj. Në këtë fazë më shumë njerëz fillojnë dhe merren me art, culture, etj. Zakonisht pas katastrofave të tilla, në fazën e veprimit, vihet re një fuqizim edhe më shumë i rolit të femrës në shoqëri. Paskatastrofave të tilla, në fazën e veprimit ndihet një nevojë për tëmbështetur edhe më shumë banorët e zonave rurale dhe fermerëte vegjël. Ka një prirje për të ndihmuar dhe krijur kushte për ushqim tëdenjë për të varfërit dhe vërehet një përkujdesje edhe më e madhe për ata që kanë probleme me shëndetin.
Pas zonës së veprimit vjen zona e rezultateve. Zakonisht në këtë fazëtë paskatastrofave vërehet një reduktim i numrit të shërbimeve tëofruara nga industria bankare dhe financiare dhe një fokusim më serioz dhe cilësor te krediti. Në rastin konkret mendoj se industria bankare do gjendet përballë vështirësish shumë më të mëdha, që do e vënë nëpikëpyetje ezistencën dhe rolin e saj të deritanishëm. Më tej do vërehet prirja për më shumë konkurrencë të drejtë, gjë e cila ka munguar dhe ka qenë një ndër faktorët dhe shkaktarët kryesorë për keqpërballimin e situatës aktuale me koronavirusin, pasi ka munguar eficiena dhe efektiviteti i ndërhyrjeve qeveritare në kohën e dukur, me mjetet dhe burimet e duhura dhe me forcën e duhur në rang botëror, shtuar këtu edhe keqmanaxhimin e situatës nga ana e institucioneve dhe organizatave financiare, ekonomike, politike dhe shëndetsore, ndërkombëtare. Personalisht mendoj se pas kësaj katastrofe shëndetsore të koronavirusit, në fazën e rezultateve do fillojë të ndihet edhe më shumë ajo që tashmë ka filluar, që është ndarja e punës midis njerëzve dhe robotëve, ose puna së bashku midis njerëzve dhe robotëve. Do vendosen kufij të rinj edhe më të gjerë dhe më të largët për kulturën, dhe më shumë njerëz do përfshihen në këtë fushë. Do ketë kufij të rinj edhe më të synuar për besimin fetar, pasi njerëzit kanëfilluar të bëhen edhe më të vetëdijshëm në lidhje me raportin midis tyre, Zotit, natyrës dhe gjendjes së tyre emocionale, ekonomike dhe shëndetsore. Do ketë qasje të reja për mënyrën se si komunikojmë, përfshirë këtu edhe gjuhën dhe simbolet që ne përdorim nëkomunikim. Ekonomia do ndryshojë pamjen dhe brendinë e saj, duke përftuar edhe më shumë element njerëzore dhe kulturorë, duke e bërëekonominë edhe më shumë shkencë sociale dhe edhe më të afërt me jetën e përditëshme të qytetarëve në mbarë botën.
Pas fazës së rezultateve vjen faza e sfidave të ndryshimit. Në këtë fazë do vërehet një transformin i thellë dhe i shpejtë i jetës politike, ekonomike, sociale, kulturore, sportive, mjedisore dhe ligjore në botë. Monopolet dhe oligopolet do zëvendësohen pothuajse tërësisht nga konkurrenca e hapur në ide dhe produkte e shërbime, sepse fuqia e internetit tashmë është e papërballueshme nga ana e korporatave. Kjo fazë do jetë edhe faza e rishpikjes së cilësive të qenies njerëzore. Bota do ketë një rilindje tjetër, institucione të reja, korporata të reja në formë dhe përmbajtje, klima e biznesit do transformohet tërësisht dhe do vihet re një shpërthim i start up-eve, sepse njerëzit do i besojnë mëshumë aftësive të tyre financiare individuale se sa aftësive kolegjiale manaxheriale. Kjo do bëjë që të ketë një përshpejtim të proceseve tashmë të filluara të veprimtarive “croëdfunding” dhe “business angels”. Kjo do bëjë që balanca të anojë nga financat individuale dhe jo nga sistemi financiar ndërkombëtar dhe sistemi bankar ndërkombëtar. Në këtë fazë do vihen re edhe më shumë mundësi për një botë më të mirë dhe për qenie njerëzore më humane. Rilindja do ecë paralel me humanizmin. Njerëzit në botë do bëhen edhe më tëvetëdijshëm për mundësitë dhe aftësitë e qenies humane për të vepruar individualisht dhe së bashku përballë sfidave të ç’farëdollojshme qofshin ato. Qeveritë e reja që do krijohen do veprojnë në mënyrë mëtë koordinuar përballë sfidave me karakter global.
E ardhmja asnjëherë nuk ka qenë e ndritshme për njerëzimin. Janë vetë njerëzit që e kanë ndriçuar atë.