Home KRYESORE Përjashtimi nga Kuvendi, Gjoni: Ka një plan ogurzi për Reformën Zgjedhore

Përjashtimi nga Kuvendi, Gjoni: Ka një plan ogurzi për Reformën Zgjedhore

Deputeti Ralf Gjoni ka reaguar sërish në lidhje me përjashtimin e tij me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Në një deklaratë për mediat ai tha se përjashtimi i tij është bërëm për shkak se po tentohet të votohet Reforma Zgjedhore në Kuvend, duke anashkaluar punën e Komisionit të ngritur për hartimin e tij.

Ai lëshoi akuza të fortë në drejtim të maxhorancës dhe të opozitës jashtëparlamentare, ndërsa foli për një plan ogurzi që po përgatitet të kalojë për miratim reformën zgjedhore.

“Doja të shtjelloja çështjen që më ishte ngritur dhe nga shoqëria civile. Siç është dhe qendra Respublica, e cila ka kërkuar informacion për shembjen e teatrit. Komisioneri ka vendosur që mos të ushtrojë detyrën siç duhet. Unë nuk do e mbyll gojën. Nuk do rresht së bërtituri në atë parlament. Shumë krime dhe korrupsione fshihen nën hijen e kësaj që ndodh. Unë kam dyshime se po përgatitet një plas ogurzi, për të kaluar një draft, një palo draft, për të anashkaluar komisionin reformë zgjedhor. Plani është që të kalohet shumë shpejt, bashkë me opozitën rrugore. Ndaj dhe unë besoj se jam përjashtuar se kam evidentuar intimidimin e votës nga socialistët. Shumë deputetë janë intimiduar me presion psikologjik dhe joshje financiare. Unë kam informacione por do i ruaj për në momentin e duhur. Përjashtohem unë, i mbyllet goja edhe deputetëve të tjerë si Andi Përmeti. Pa dashur harrova një nga elementët më kryesorë. Unë dhe Hajdari kemi depozituar kërkesë për interpelancë me Ramën për Teatrin. Kaq frikë kanë Rama, Ruçi dhe Balla. Alket Hyseni shau Berishën si plak autik dhe askush nuk reagoi. Ai sot drejton Këshillin etik”, tha Gjoni.

Byroja e Kuvendit ka vendosur për të përjashtuar 10 ditë deputetin Ralf Gjoni për thyerje të etikës parlamentare pasi në seancën e fundit nxorri lëpirëse nga xhepi dhe i quajti deputetët e mazhorancës “lëpirësa lolipopi”

Share: