Home KRYESORE Sezoni turistik dhe hapja e kufijve, flet kryeministri Rama

Sezoni turistik dhe hapja e kufijve, flet kryeministri Rama

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama iu rikthye edhe njëherë çështjes së hapjes së kufijve, të cilët u mbyllën për shkak të pandemisë COVID-19.

Gjatë një komunikimi me qytetarët, Rama tha  se synimi është që të hapen të gjitha rrugët për shqiptarët deri në fund të majit, të cilat do të përdoren dhe për turizmin e këtij viti. Sipas kryeministrit, ky sezon turistik do të jetë i fokusuar vetëm te shqiptarët kudo që ndodhen.

“Europa ka thënë se do të hapet për Shengenin duke filluar nga data 15 për të shkuar, disa vende duan ta bëjnë më herët. Ne duam që të arrijmë objektivin që brenda majit të mund të hapim të gjitha rrugët për shqiptarët. Dhe kur them për shqiptarët, kam parasysh ata të Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ata jetojnë edhe në funksion të turizmit. Turizmi i këtij viti do të jetë i fokusuar te shqiptarët”, -tha Rama./ Opinion.al

Share: