Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D
Si mësojmë? Të mësuarit për trurin është çelësi i zhvillimit nga momenti i lindjes dhe përzgjat gjatë rrugëtimit të jetës. Proçesi i të mësuarit nuk është një metodë e thjeshtë. Aftësia individuale për të mësuar është një proçes kompleks dhe influencohet direkt nga aktiviteti i qelizave të trurit dhe rrugëtimi që ato marrin gjatë këtij procesi (Bassett, et al., 2015).
Zhvillimi i kujtesës varet nga arkitektura e rrjetit të qelizave nervore dhe nga aftësia e plasticitet synaptik, struktura qelizore, plasticiteti i trurit, aftësia për të integruar informacione nga mjedisi dhe vet-rregullimi i veprimtaris së qelizave nervore në përputhje me
rrethanat (Kandel, 2014).
Lindje-2 vjec
Fëmijët lindin me një pasuri të madhe të qelizave nervore (~ 100 billion qeliza) dhe aktivitieti i këtyre qelizave gjatë viteve të para të zhvillimit trurit është me i shpejti se gjatë viteve në rrjedhim. Vitet e para të zhvillimit fëmijës janë shumë të rëndësishme për zhvillimin themelor të trurit drejt rritjes dhe të mësuarit (AAP, 2012).
Prindërit e fëmijëve përgjatë kësaj faze të zhvillimit rekomandohen të aktivizohen me fëmijën në projekte të ndryshme aktive, të thjeshta, si në natyrë ashtu edhe në shtëpi/familje. Jeta jo aktive me përdorimin e technologjisë (komputer/TV/telefon) në këtë moshë nuk rekomandohet për arsye sepse kufizon informacionin, zbulimet dhe njohuritë e para që fëmija i përvetëson dhe i mëson me ç´do kontakt si në natyrë ashtu dhe në familje me njerëzit që e rrethojnë.
Këto aktivitete janë themelore në zhvillimin e rrugëtimit të qelizave të lëvizjeve/motorale, pamore/vizuale, emocionale dhe shoqërore, e të tjera.
2 -6 Vjec
Përgjatë kësaj faze të zhvillimit truri është flexibile dhe në rritje. Pjesë të trurit janë akoma gjatë zhvillimit. Aktiviteti fizik është themelor për zhvillimint e trurit si përshembull lëvizjet, kordinimet në hapësirë, komunikimi, krijimi i shoqërive të para midis fëmijëve, memorjet e fëmijërisë, dhe të tjera. Përdorimi i teknollogjisë (kompjuter, telefone, TV) rekomandohet për një përdorim me pak se dy orë, për
arsye se orët më të zgjatura ulin orët shumë të nevojshme në këto moshë të aktivitetit fizik dhe komunikimin me prindërit.
6-12 Vjec
Procesi i të mësuarit përgjatë kësaj periudhe është i rëndësishme jo vetëm për zhvillimi e trurit por edhe sepse përkon me proçesin e ¨krasitjes¨ apo shkurtimi sinaptik që mendohet se heq lidhjet e panevojshme sinaptike të aktiviteti të qelizave nervore.
Megjithëse ky process fillon më përpara në zhivillimin e trurit, përgjatë kësaj faze lidhjet e reja formohen dhe disa lidhje egzistuese eleminohen në bazë të experiences apo përdorimit. Më thjeshtë mund të përshkruhet se ¨në qoftë se nuk e përdor e humb¨. Pra truri gjatë procesit të zhvillimit ka veti të mbaj, seleksionoj, apo dhe humb informacion që merr vazhdimisht gjatë të mësuarit apo
experiences së përditshme.
Ky process është i rëndësishëm pasi influencon proçesin e zhvillimit të trurit dhe ç´rregullimi mund të ketë pasoja patologjike të
Autizmit apo Skizofrenisë (Afroz, S., Parato, J., Smith, S. S., 2016). Përgjatë kësaj periudhe edukimi i fëmijeve duhet të jetë i detajuar dhe menduar për këtë moshë se ç´farë është e rëndësishme për fëmijët të mësojnë, si duhet të marrë informacionin, dhe ç´farë metode është e përshtatshme./Opinion.al