Nga Ylli Dylgjeri.
Çfarë janë Taktiticienët dhe Topticienët? Si dhe ku lindën këto kategori punonjësish? Pse u emërtuan kështu? Cilët janë ideatorët dhe zbatuesit e këtyre emërtesave? Cili ishte qëllimi i krijimit të këtyre kategorive?
Le t’i shpjegojmë me radhë.
Takticienë quhen ish-punonjësit e shërbimit sekret rus, KGB, të cilët kolegu i tyre Vladimir Putin i punësoi në administratën e lartë ruse, sapo u zgjodh në krye të shtetit si Kryeministër e më pas President i Rusisë.
Ky grup ish-spiunash të konvertuar në punonjës të administratës, u emërtuan Takticienë, për t’i dalluar nga teknicienët e deriatëhershëm. Takticieni kishte
për detyrë të drejtonte administratën besnikërisht, sipas taktikave agjenturore të mësuara në shkollën e shërbimit sekret të ish-KGB-së sovjetike.
Administrata e re ruse, në saje të punës së Takticienëve, realizoi ndryshimin e madh në drejtimin e reformës administrative në Rusinë e sotme. Si rrjedhojë e veprimit të Takticienëve, gjatë drejtimit të Putinit u luftuan oligarkët dhe Rusia rifitoi dinjitetin në arenën ndërkombëtare.
Kalojmë tani te Topticienët.
Ndryshe nga Takticienët që origjinën e kishin nga shërbimi sekret rus, Topticienët origjinën e kanë nga shërbimi i transmetimit të sinjalit televiziv. Topticienët nuk janë gjë tjetër, veçse ata punonjës të TV Top Channel, të cilët kontribuan në këtë media gjatë drejtimit të të ndjerit Dritan Hoxha. Pas humbjes së jetës së Tij mbështetën pa rezerva politikën e bashkëshortes së z. Hoxha, dhe mbi këtë përvojë të vyer u rekrutuan nga ish-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, sot Kryeministër i Shqipërisë, për të punuar në institucionet e larta shtetërore në vend.
Topticienët sot me urdhër ushtrojnë detyra në ERT, QSUT, OST, UKT, Bordin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, në borde e këshilla mbikëqyrës në të gjithë vendin. Karateristikë e Topticienëve është se ata i
gjen në ato pozicione vendimmarrjeje që rëndom shoqërohen me buxhete të majme nga paraja publike.
Nëse nuk ka një buxhet të majmë Topticienti nuk preferon ta ushtrojë atë detyrë, por ia lë një teknicieni. Karakteristikë tjetër dalluese e Topticienëve është mungesa e theksuar e kualifikimit profesional dhe menaxherial. Prandaj, Topticienët, ndryshe nga Takticienët rusë, e kanë rrjepur ekonomikisht Shqipërinë, kanë thelluar krizën dhe papunësinë e vendit, kanë forcuar pozitat e oligarkëve dhe e kanë telendisur Shqipërinë.
Takticienet jane pa pune, e kane zene Topticienet.