Home KRYESORE “Teatri, ky fakt historik” Nga Alma Papamihali

“Teatri, ky fakt historik” Nga Alma Papamihali

A i keni parasysh debatet e vazhdueshme mbi ekzistencën dhe vjetërsinë e shqiptarëve në Ballkan? Asgjë nuk vlen, nëse nuk ke fakte (siç janë shkrimet e para, enët, fotografitë, veshjet e hershme etj).

Ndaj miq të dashur, nuk duhet t‘ju trishtonte „materiali“ i Teatrit, as fakti i gjendjes së tij, por duhet t‘ju gëzonte mbi gjithçka VITI dhe EKZISTENCA e tij ( gjithçka është e riparueshme).

Edhe prej floriri të jetë Teatri i ri, do mbajë vitin 2020/2021…dhe do rreshtohet në listë, pas çdo Teatri të ndërtuar më parë në Ballkan, Evropë apo botë. Do jetë thjesht një objekt modern i përsëritur, por nuk do jetë UNIK si Teatri Kombëtar i vitit 1938. Vitet e kulturës dhe trashëgimia kulturore janë krenari më vete.

Berlini (si kryeqytet) numëron 150 Teatro, 3 Opera, 175 muze, 300 galeri, 250 biblioteka, 130 kinema, plus objekteve të tjera kulturore, por ka të drejtë të mburret me Teatrin „Maksim Gorki“, që e nisi aktivitetin e tij në vitin 1827.

Edhe një fëmijë 6 vjeçar duhet ta bëjë dallimin midis „modernes dhe trashëgimisë historike“.

„Teatri, ky fakt historik„
Alma Papamihali

Share: