Nga Jorxhi Hanxhari
Shembja e Teatrit Kombetar, te vetmit teater ne Tirane, ne menyre tinzare e te pabese, shkaktoi revolten e nje pjese te ndijshme te popullit dhe reagimin e ashper te disa mediave vizive dhe te shkruara prestigjioze te botes se perparuar, duke e etiketuar kete veprim, analog me veprimet barbare te hitlerianeve ne luften e dyte boterore! Per mua, ishte e njejta skene si ajo e shembjes se Kishes se Shen Thanasit, ne Dhermi, para disa vjetesh, ne mes te nates, te cilen u detyruan ta ndertonin sic ishte ne origjinal, pas reagimit te ashper te banoreve vendas dhe te opinionit nderkombetar!
Ata qe e shemben Teatrin, shpejtuan qe ta benin kete para se te mbaronte karantina, me qellim qe te kete sa me pak njerez e te mos I pengonin ne qellimet e tyre! Kjo ishte edhe arsyeja qe shkuan ne mes te nates, si cuba, me qindra forca policore, te pajisur me arme, sikur do te shkonin ne lufte, te maskuar dhe te paidentifikueshem, duke terrorizuar njerezit qe u ndodhen atje, me nje egersi te papare! Te gjitha keto u pane qarte nga pamjet filmike, te transmetuara nga televizionet e vendit! Nga nxitimi qe te mbaronin pune sa me shpejt, sa pa u gdhire dita, nuk kontrolluan as brenda godines, per te pare se mos kishte njerez, por filluan shembjen duke qene brenda nje pjese e njerezve qe e mbronin e duke rrezikuar seriozisht jeten e tyre! Nuk u shqetesuan qe te kontrollonin e te hiqnin materialet dhe dokumentet me vlere, qe ndodheshin brenda, por I groposen se bashku me rrenojat!
U kujdesen qe teatrin ta “vdisnin” ne te njejten date, 17 Maj qe ishte inauguruar si Teater ne vitin 1945, pra ne daten e lindjes se tij! Pa kaluar ende disa pak muaj nga termeti I Nentorit 2019, kur qeveria doli me “thes ne krah” per te kerkuar para neper bote, ne menyre qe te perballonte fatkeqesine per mijra familje qe mbeten pa strehe, ne kulmin e pandemise boterore, kjo qeveri gjen 30 milione euro, per te ndertuar teatrin “e ri dhe modern”, pa patur ende asnje project! Kete e pohoi vete Erion Veliaj, I cili deklaroi para disa ditesh, qe “gjate veres do te behet projekti dhe ne shtator do te filloje ndertimi”!
Nuk po permendim ketu faktin qe nuk ka patur dhe as ka ndonje konkurim projektesh, por flitet vetem per nje arkitekt danez, I zgjedhur nga ata qe e shemben Teatrin ekzistues, per ta bere, pa asnje konkurim me pjesemarres te tjere! Deri tani, publiku ka pare nje skice te teatrit te ardhshem, qe do te zere nje pjese te vogel te territorit ku shtrihej teatri qe u shemb, mbasi ne pjesen prapa tij, do te behen ndertime ne favor te klienteve te qeverise e te bashkise, gje qe nuk e artikulojne hapur, por e lene te nenkuptohet!
Nuk I hengri aspak meraku qe Tirana me nje million banore, per aq kohe sa duhet per te ndertuar teatrin “e ri dhe modern”, do te jete pa asnje teater, ne kohen kur edhe qytetet me te rendomta te Evropes, me deri ne 200 mije banore, kane disa teatro! Perse te mos ndertohej nje teater I ri dhe modern, ndersa ai ekzistuesi te ri konstruktohej, ne menyre qe Tirana, Kryeqyteti I Shqiperise, te kishte, te pakten dy teatro?!
Perse te mos ndertohet I riu ne Bulevardin e Ri, fjala vjen, ne ish Stacionin e Trenit?! Por, lepuri fle gjetke, tek ndertimet qe parashikojne te bejne, ne bashkepunim me te perkedhelurit e tyre, prapa teatrit te ri, atje ku burojne fitime te majme!
Mbreme, ne emisionin Opinion te dates 25 Maj, degjova artistin poliedrik Bujar Kapexhiu, qe fliste per Teatrin, me pasionin e nje njeriu te apasionuar dhe te ditur! Do te ndalem vetem ne mendimet qe ai parashtroi per teatrin e ri. Ai kishte konceptuar prej kohesh nje skice-ide teper interesante, duke vendosur, ne harmoni te plote, teatrin e ri, ne mes te dy pjeseve te Teatrit ekzistues, por me nje lartesi me te madhe nga keto dy pjese! Ishte vertete nje ide e shkelqyer, e cila po te ishte hapur konkurim, me pjesemarrje te gjere te arkitekteve, inxhiniereve dhe artisteve, me siguri qe ajo do te kishte fituar! Ai shtoi se hapesira e bollshme prapa teatrit, do te krijonte mundesine per ta bere me nje kapacitet te kenaqshem per Tiranen e sotme dhe te arthme, nese kjo hapesire nuk do te lakmohej nga ata qe kerkojne te bejne kulla te larta, per te perfituar sa me shume para! Zoti Bujar Kapexhiu, foli edhe per skicen e paraqitur si projekt te teatrit te ri nga qeveria dhe Bashkia. Ai vuri ne dukje se ne pjesen e siperme te teatrit te ri, duket teatri veror dhe shtron pyetjen se si mund te funksionoje ky teater veror, ne qender te Tiranes, ne mes te zhurmave te ndryshme, si do te degjoje spektatori atje, ku mungon akustika?! Si teater veror, theksoi artisti I njohur, eshte I mjaftueshem dhe teper funksional, teatri veror ne parkun e liqenit artificial, ku ka qetesi dhe kushte normale per spektatorin!
Une i bej thirrje Kryeministrit, qe ashtu sic filloi te reflektoje, kur deklaroi se do ta rindertoje Teatrin qe shembi, sic ishte, por ne vend tjeter, te reflektoje me thelle, duke organizuar nje konkurim te ideve dhe te projekteve, per te ndertuar nje teater vertet modern dhe te denje per Tiranen e shekullit te 21-te dhe jam I bindur, qe po te zhvishet nga interesat e ngushta, do te bashkohet me skice-idene e artistit te talentuar Bujar Kapexhiu, per ta ndertuar ne vendin e atij qe sapo ka shembur! Ky veprim, ne se ai do ta beje, do ta lartesoje figuren e tij dhe njerezit kane per ta harruar sjelljen e tij te padenje te deritanishme! Keshtu qe do te mbetet ne kujtesen e tyre vepra e mire! Por, vetem nese ai do te reflektoje thelle dhe te bashkohet me skice-idene e Kapexhiut! Ose, nese do ta ndertoje Teatrin e ri ne Bulevardin e ri dhe te rindertoje, sic ishte, ne pamjen e jashtme, Teatrin e shembur!