Home KRYESORE 11 pacientë në terapi intensive, sa është mosha mesatare e të shtruarve

11 pacientë në terapi intensive, sa është mosha mesatare e të shtruarve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, njoftoi se ka sërish shtrime të reja në spitalin infektiv ku aktualisht po marrin trajtohen 81 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive.

Mosha mesatare e të shtruarve është rreth 61 vjeç, ndërsa gjysma e të shtruarve është nga Tirana.

Po ashtu, Ministria njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 328 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 52 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Aktualisht, në vendin tonë janë aktualisht 807 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës./Opinion.al

Share: