Kryesia e Partisë Demokratike miratoi udhëzimin përmes të cilit do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve për deputetë. Kjo është hera e parë që një parti politike në Shqipëri ndërmerr një hap të tillë, që kandidatët për deputetë të zgjidhen nga anëtarësia dhe të mos vendosen nga kryetari.
Kryetari i Këshillit Kombëtar në PD, Bujar Nishani tha se Basha është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar me këdo që e ndjen veten afër PD.
Referuar edhe Jozefina Topallit, e cila është një nga kritiket e Lulzim Bashës, Nishani u shpreh se ftesat janë të hapura.
“Duhet të shkojmë përtej pikëpamjes personale, përtej interesit të pëlqyeshmërisë apo papëlqyeshmërisë individuale. Vendi ka nevojë për një front të përbashkët përballje.
Unë nuk besoj që askush nga emrat që janë kritikë te Basha nuk e konsiderojnë Bashën si të keqe të vendit.
Ftesat janë të hapura. Strukturat e PD mund të propozojnë këdo që gjykojnë. Ne kemi kërkuar një proces që të fokusohet tek strukturat. Sot secili ka mundësi për të propozuar”, tha Nishani/http://newsraport.com/