Nga Xhoi Jakaj
A e dini pse ndodh dhunë ,përdhunim dhe përqydnim , në dyert e jetimoreve.
Arsyea kryesore është se zgjedhin drejtues militant të paaftë , të pafytyre, dhe të korruptueshëm lehtê.
Këto ndodhin nga zgjedhjet e dobëta tek të gjitha partitë që ta ketë mirë parasysh ndonjë militant që e lexon statusin tim.
Unë kam drejtuar një burg grash ku kishte krime nga më të ndryshmet, dhe nuk lejova njeri t’u shkelë të drejtat e lirite themelore që ju takojnë nga konventa e tê drejtave të njeriut, i ndihmova të takojnë fëmijët të cilët kishin vite pa i takuar se nuk i lejonin babai ,gjyshërit ose familjarët për shumë arsye.
Drejtova me dore të fortë mbi ligjin ,por me një njëzillëk të madh duke ndihmuar qënien njeri të përmirësohej. Ose nëse nuk u përmirësua, aty të paktën nuk u dhunua.
Zgjidhni njërëz të aftë në krye të këtyre institucioneve delikate o Kryetar Partish se do ju mallkoj zoti ,e historia do i njollos dhe damkos këta drejtues që lejojnë nëpërkëmbjen e fëmijëve jetimë.
Kam takuar për shkak të punës njëherë një drejtuese të jetimores së shkodrës e cila vetem për njeri nuk më bindi, m’u krijua ideja se ishte qënia më e pashpirt që kisha takuar në jetën time,
Para profesionalizmit e punës tuaj , mos vini Kryetarin e Partisë se edhe po j’u larguan do ikni me faqe tê bardhë, kurse nëse rrini gjatë duke i bërë share fjalimeve të eprorit e fresk ministrit përkatës do ikni nga ajo detyrë me faqe të zezë, edhe ata ju përdorin si mos më keq , mos e rreckosni pafund personalitetin tuaj , sepse është më e lehtë të rrosh pa detyrë , se i pa fytyrë.
Bëra një përpjekje sot të prek në ndërgjegjie nëse ndonjëri në drejtim e ka akoma atë!!????