Home KRYESORE Ambasadorja e SHBA në zyrën e Metës për reformën zgjedhore

Ambasadorja e SHBA në zyrën e Metës për reformën zgjedhore

Ambasadorja amerikane Yuri Kim  ka nisur në orën 11:00 një takim me presidentin Ilir Meta.

Fokusi i takimit do të jetë Reforma Zgjedhore. Takimi i diplomates amerikane me Presidentin vjen pas negociatave të gjata me palët politike për kodin e ri zgjedhor, ku siç duket Kim do ta njohë Presidentin me përmbajtjen e draftit të hartuar që pret firmën e kryeopozitarit Lulzim Basha.

Më herët Presidenti i zhgënjyer nga qasja e të gjithë aktorëve politikë dhe diplomatikë që u zotuan se takimet me kryeministrin Rama, liderin e opozitës Basha dhe dy ambasadorët e SHBA e BE-së, do të bëhen vetëm me dëshmitarë.

Share: