Nga Arben Malaj
Gati te gjithe lideret ne bote po perdorin optimizmin per te luftuar pandemine, vetem pak lider jo demokratik po perdorin friken. Partia Agrare Ambientaliste ben apel publik per respektimin rigoroz te protokolleve te masave qe reduktojne maksimalisht perhapjen e korona virus. PAA eshte kunder deklaratave te kryeministrit Rama i cili deshtimin e manaxhimit te situates pas hapjes graduale tenton ta fsheh me mesazhe kercenuese qe perhapin panik, qe vråsin shpresen,qe rrenojne jete te individeve, familjeve dhe bzinesit.
Garantimi i hapjes se ekonomise pa nenvleftesuar asnje jete te asnje individi eshte detyra jetike e Qeverise dhe jo dhuna kercenuese ne komunikim dhe marredheniet publike.
Zgjidhja nuk eshte kthimi i mbylljes por ndergjegjesimi publik per respektimin maksimal ta masave qe reduktojne perhapjen e pandemise edhe ne kushtet kur ekonomia behet funksionale.
Lideret ne gjithe boten jane fokusuar tek kendveshtrimi dhe angazhimi i perkushtuar pozitiv i hapjes se ekonomise dhe kthimit te normalitetit.
Ky kendveshtrim pozitiv krijon premisa per bashkeveprim te ndergjejgesuar, e cíla eshte strategia me e sukseshme parandaluese.
Filozifia e perhershme e qeverisjes se Rames ka qene ngjallja dhe keq perdorimi i frikes dhe panikut. Paniku e ushqen krizen, nuk e vret ate.
Rama duhet te qartesoj perse aktualisht pjesa me e infektuar po rezulton ne adminstraten publike, qe minimalisht duhet te jene pjesa me ndergjegjesuar e respektimit strikt te protokolleve parandaluese.
Qeveria por edhe te gjithe shqiptaret duhet te perkushtohen vetem per nje zgjidhje – kthimin ne jeten normale, rikthimin e aktiviteteve ekonomik qe te reduktojme pa punesinem, varferine dhe kostot humane, sociale, ekonomike dhe buxhetore te kesaj krize. ZSH