Home Gjeo-Ekonomia Basha tha se këto biznese nuk kanë marrë ndihmë, Rama publikon shifrat

Basha tha se këto biznese nuk kanë marrë ndihmë, Rama publikon shifrat

Prej disa ditësh kreu i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar takime me bizneset në qytete të ndryshme të cilët i kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen ekonomike si pasojë e situatës Covid-19.

Në disa prej këtyre takimeve, që kreu i PD i ka publikuar edhe në faqen e tij në Facebook, ai ka akuzuar qeverinë për lënien e bizneseve të vogla “në mëshirë të fatit” duke mos i ndihmuar.

Por kryeministri Rama ka vendosur ti përgjigjet sot akuzave të kreut të opozitës.

Në një video të postuar në Facebook, tregohen 4 biznese të cilat gjatë takimeve me Bashën deklarojnë se nuk kanë marrë ndihmë por nga ana tjetër sipas kryeministrit ata janë trajtuar me pagat e paketave ekonomike. Kryeministri ka publikuar në këtë video dhe emrat e përfituesve në bizneset përkatëse të cilët sipas tij janë paguar./ Opinion.al

Share: