Home KRYESORE Dënime të ashpra për përdhunim/ Gjykata jep vendime për dy të rinj,...

Dënime të ashpra për përdhunim/ Gjykata jep vendime për dy të rinj, 2 çështje të tjera në proces

Krimet e fundit seksuale që kanë tronditur opinionin publik, e kanë bindur gjykatën dhe prokurorinë që të mbajë qëndrime të ashpra ndaj autorëve për krime të tilla.

Gjykata dënoi gjatë ditës me 11 vite burgim dy të rinj nën akuzë për ngacmimin e një turisteje amerikane. Artur Hyka dhe Gesjan Gjoshi u shpallën fajtorë pasi siç thotë turistja ajo kishte dalë xhiro me biçikletë kur dy të rinj tentuan ta përdhunonin.

Por gjatë ditës dënimi në i rëndë u kërkua nga prokuroria për Englet Collakun. Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 17 vite burgim pasi sipas hetimeve të palës greke ai përdhunoi një vajzë të mitur. Fëmija u pyet nga psikologët dhe tregoi se në dy raste kishte tentuar të vetëvritej, pasi ai e shantazhonte dhe e kërcënonte se do ti postonte fotografitë në “facebook”.

I akuzuari më pas u kthye në Shqipëri dhe morri mbiemrin e gruas për ti shpëtuar drejtësisë, por pala greke dërgoi për të një dosje voluminoze ku jep detaje të rënda të abuzimit të fëmijët. I akuzuari pretendon pafajësi me argumentin se kishte konflikte ne babain e fëmijës për çështje parash, por ai ka kundër një sërë provash.

Rasti i tretë është ai i përdhunimit të një djali 12 vjeç, gjyqi u zhvillua ne dyer të mbyllura për të ruajtur të dhënat e fëmijës. Përdhunuesi e joshi fëmijën me rroba dhe premtoi se do ta bënte piktor. /Anila Hoxha/

Top Channel

Share: