Nga Shaban Murati
Ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Dendias deklaroi në 10 qershor se u deshën mbi 40 vjet bisedime që të arrihej marrëveshja midis Greqisë dhe Italisë për zonat ekonomike ekskluzive detare, e cila u nënshkrua në 9 qershor 2020.
Shqipëria, e cila i merr nga rruga ministrat e saj të jashtëm, bisedimet e saj me Greqinë për kufijtë detarë, për shelfin kontinental dhe për zonat ekonomike ekskluzive i mbylli njeri ministër i jashtëm për 9 muaj dhe tjetri ministër i jashtëm për 6 muaj!