Home KRYESORE Donald Trump kërkon dhjetë vjet burg për protestuesit që vandalizojnë statujat në...

Donald Trump kërkon dhjetë vjet burg për protestuesit që vandalizojnë statujat në SHBA

Presidenti amerikan ka kërkuar sot dhjetë vjet burg për protestuesit që tentuan të rrëzojnë statujën e ish-presidentit Andrew Jackson para Shtepise se Bardhë, në kuadër të valës së protestave anti-racizëm pas vrasjes së George Floyd nga policia.

Trump njoftoi gjithashtu se shumë njerëz janë arrestuar për ‘vandalizmin e përçmueshëm’ ndaj statujës së mrekullueshme në parkun Jackson Lafayette dhe shtoi se protestuesit kishin perdhosur dhe fasadën e kishës St. John’s Church.

Në komentet pas përplasjeve të dhunshme mes protestuesve dhe policisë me veshje të rënda, Trump shkruante: ’10 vjet burg sipas ligjit të Mbrojtjes së Memorialit të Veteranëve”.

Policia në Uashington përdori spraj piperi për të arrestuar protestuesit që po përpiqeshin të rrëzonin statujën pranë Shtëpisë së Bardhë.

‘Hey , Hey, Ho, Ho, Andrew Jackson’s got to go,’ thërrisnin protestuesit teksa lëshonin litarë rreth statujës së presidentit të shtatë të SHBA, i njohur për plantacionet dhe tregtinë e skllevërve.

Dy nga demonstruesit u arrestuan për sulm ndaj një oficeri policie.

Top Channel

Share: