Një grup emigrantesh te Italise, te cileve iu ka ardhe mosha per te kerkuar pension nga Italia, kane vendosur te dalin ne proteste para Ambasades Italiane dhe para Ministrise se Jashtme per te kerkuar realizimin e marreveshjes bilaterale midis dy vendeve Shqiperi-Itali per pensionet.
Një marreveshje e tillë do bente te mundur bashkimin e viteve te punes qe kanë kryer emigrantët qofte ne Itali, apo edhe ne Shqiperi dhe keshtu do kishte mundesine te merrnin pension njekohesisht ne te dy shtetet : edhe pension italian edhe shqiptar.
Mungesa e marreveshjes sjell deme te medha per cdo emigrant qe ka jetuar dhe punuar ne Itali.
Ata kane paguar rregullisht kontributet shoqërore në këtë vend dhe po te jete marreveshja, atyre mund t’u njihen vitet e punës si në Itali ashtu edhe Shqipëri për të drejtën e pensionit.
Janë mbi 160-170 mijë emigrantë shqiptarë që paguajnë rregullisht e kontribuojnë në shumë sektorë të ekonomisë italiane e minimumi që duhet t’i garanojmë atyre është që kontributet shoqërore që paguajnë sot t’i japin të drejtën e një pensioni në të ardhmen.
Deri më tani vetëm është folur por nuk ka pasur asgjë konkrete. Per kete arsye ata kanë protestuar duke deklaruar që protesta e tyre do te vazhdojë…