Home Gjeo-Ekonomia Eurobondi, Basha: Shqiptarëve iu shtua një borxh i ri

Eurobondi, Basha: Shqiptarëve iu shtua një borxh i ri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me emetimin e Eurobondit me vlerë 650 milionë euro nga tregjet ndërkombëtare me interes 3.62%.

Në lidhje me këtë çështje, kryeministri Edi Rama u shpreh më herët se është një arritje e madhe për vendin, por kjo gjë nuk shihet në të njëjtën mënyrë nga krydemokrati.

Basha shprehet në rrjetet sociale, se përmes Eurobondit Shqipërisë i është shtuar një borxh i ri. Ndërsa thekson se ky borxh do të rëndoj mbi të gjithë qytetarët shqiptarë.

Lideri i opozitës shton se kryeministri Rama duhet të largohet, pasi zhyti ekonominë në krizën më të thellë, mbylli bizneset si dhe largoi qytetarët nga Shqipëria.

Reagimi

Shqipëria e zhytur në borxhe kurse KM mburret se merr borxh të ri!!! Me nivel borxhi 74%, me detyrime të prapambetura 600 mln euro, me koncesione abuzive 2,2 mld euro dhe me krizën më të thellë ekonomike me rënie 9%, sot mburret se po i shton çdo shqiptari edhe një barrë të re! Ka ardhur koha për ta larguar RAMAVIRUSIN që e zhyti ekonominë në krizën më të thellë, që mbylli bizneset, shpunësoi e largoi shqiptarët. Ka ardhur koha për të parë përpara dhe për ta bërë Shqipërinë vend normal e të zhvilluar./ Opinion.al

Share: