Home Gjeo-Ekonomia Europarlamentarët të shqetësuar për marrëdhënien Shqipëri-Turqi dhe ndikimin turk

Europarlamentarët të shqetësuar për marrëdhënien Shqipëri-Turqi dhe ndikimin turk

Nga  Exit News 

Ndikimi turk mbi Shqipërinë duket se ka filluar të ngjallë shqetësime në institucionet e Bashkimit Europian.

Gjatë një seance diskutimi mbi Shqipërinë zhvilluar të premten në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, disa eurodeputetë kritikuan marrëdhënien e ngushtë mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke në funksion të planeve turke për ndikimin në Ballkan apo në shërbim të përndjekjes së ndjekësve të përceptuar të lëvizjes gyleniste.

Pati të paktën dy eurodeputetë të komitetit të jashtëm që shprehën dyshime në lidhje me vullnetin dhe dëshirën e brendshme të Shqipërisë për t’u bërë pjesë e BE-së.

Në përgjigje ndaj tyre, Drejtoresha për Europën dhe Azinë Qendrore në Komisionin Europian la të nënkuptohej se shqetësimet e eurodeputetëve janë disi të ekzagjeruara dhe duhen parë në kontekst, duke theksuar gjithashtu se mbi 90 për qind e shqiptarëve janë pro anëtarësimit në BE. Ajo pohoi se Komisioni monitoron edhe këtë marrëdhënie dhe do të reportonte nëse ka shqetësime të vërteta në të.

Më poshtë Exit po sjell të plota pohimet e tre eurodeputetëve dhe të funksionares së lartë të Komisionit.

Thierry Mariani, eurodeputet francez

Një pyetje për Shqipërinë. Financimi përmes fondeve  IPA, për një vend që vendos politikën e BE-së në rrezik. Shqipëria është një pjesë kyçe në lidhje me influencën turke në Ballkan. Turqia ka lidhje të forta edhe me pjesën radikale në Kosovë. Dhe duhet t’ju kujtoj se në muajin mars, pesë mësues u rrëmbyen në Kosovë për t’u ekstraduar në Turqi. Ata ishin siç duket pjesë e lëvizjes së Gylenit

Në janar, Shqipëria iu dorëzua kërkesave të Ankarasë për një tjetër çështje arrestimi dhe ekstradimi. Dhe shërbimet sekrete turke i turpëruan partnerët shqiptarë sepse zbuluan arsyet për këto arrestime. Shqipëria ka të drejtë të ketë marrëdhënie të mira me Turqinë, por ne nuk mendojmë se politika e zgjedhur për momentin në këtë drejtim është në përputhje me politikat europiane.

…Ne duhet të jemi të sinqertë me Shqipërinë, ne duhet të shmangim atë se si kemi luajtur me Turqinë për 30 vjet, …sepse Shqipëria nuk e ka atë thirrjen e brendshme për të qënë në BE.

Zimnok Berhard, eurodeputet gjerman

Po flitet shumë për marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Turqisë. Turqia po e përdor Shqipërinë si një bazë për ekspansionin drejt Europës. Me 50 për qind popullsi myslimane. Turqit po punojnë drejt një perandoria të re otomane. Ata po e bëjnë këtë gjë përmes rritjes së armatimeve dhe përmes fesë. [Shqipëria dhe Turqia] kanë marrëdhënie në të gjitha fushat. Dhe unë e shoh si problem.

Në fund të ditës unë nuk mendoj se Shqipëria do të zbatojë reformat e duhura, ata nuk janë pjesë e vlerave tona europiane. Ne duhet të ndalojnë derdhjen e parave në Shqipëri dhe procesin e anëtarësimit. Le të kuptojmë më në fund se Shqipëria në BE do të sjellë probleme të mëdha dhe të panevojshme.

KATALIN CSEH, EUROPARLAMENTARE HUNGAREZE

SIKURSE E THËNË DISA FOLËSA PARA MEJE, UNË BESOJ SE ËSHTË SHUMË, SHUMË SHQETËSUESE SI ËSHTË ZHVILLUAR MARRËDHËNIA MES SHQIPËRISË DHE TURQISË PAS GRUSHTIT TË SHTETIT NË 2016. SHUMË QYTETARË TURQ TË AKUZUAR SI TË LIDHUR ME LËVIZJEN E GYLENIT JANË LARGUAR NGA TURQIA DHE JANË STREHUAR NË SHQIPËRI.

VITET E FUNDIT TURQIA I KA BËRË PRESION QEVERISË PËR T’I EKSTRADUAR KËTA PERSONA TË PERCEPTUAR SI GYLENISTË TË CILËT RREZIKOJNË PËRNDJEKJEN DHE ARRESTIMIN NËSE HYJNË NË TURQI. DHE ME MBI 50 MIJË PERSONA TË ARRESTUAR SI TË LIDHUR ME GRUSHTIN E SHTETIT ÇDO NJERI QË PERCEPTOHET SI GYLENIST KONSIDEROHET ARMIK NË TURQI.

UNË DUA TË FLAS PËR NJË RAST TË FUNDIT, NJË RAST TË MIRË DOKUMENTUAR. SHTETASI TURK SELAMI SIMSEK U ARRESTUA NË AEROPORTIN E TIRANËS, DHE BËRI BURG PËR PËRDORIM DOKUMENTASH TË FALLSIFIKUARA.

MEGJITHËSE AI U LIRUA MË 9 MARS, PËR ARSYE TË PANJOHURA, POLICIA E MBAJTI PËR ORË TË TËRA PËRPARA SE TA DËRGONTE NË NJË QENDËR PËR EMIGRANTËT E PALIGJSHËM. NDONËSE ZOTI SIMSEK APLIKOI PËR AZIL, STATUSI I APLIKIMIT TË TIJ DHE VENDNDODHJA E TIJ MBAHEN TË FSHEHTA NGA AUTORITETET SHQIPTARE ÇFARË SHTOI FRIKËN PËR PËRZËNIEN E TIJ TË SHPEJTË NGA SHQIPËRIA.

DUA T’I KËRKOJ KOMITETIT TË DËRGOJ NJË LETËR QEVERISË SHQIPTARE PËR TË KËRKUAR GJENDJEN E APLIKIMIT TË TIJ DHE ARSYET PSE AI U MBAJT NË BURG.

ANGELINA EICHHORST, DREJTORESHË PËR EUROPËN DHE AZINË QENDRORE, KOMISIONI EUROPIAN

JAM PAK E HABITUR PËR REFERENCAT NDAJ TURQISË, TË CILAL ERDHËN NGA KËNDVËSHTRIME TË NDRYSHME, NËSE E LEXOJ MIRË, ATË QË ANËTARË TË NDRYSHËM TË KOMITETIT THANË, QË SOLLËN SHQETËSIME TË NDRYSHME PËR ARSYE TË NDRYSHME.

NE E DIMË, DHE KEMI FOLUR EDHE KËTU PËR NDIKIME NGA PALË TË TRETA, VENDE TË TRETA NË TË GJITHË BALLKANIN DHE E DIMË EDHE PSE KJO NDODH SEPSE VENDET KËRKOJNË MBËSHTETEJ KUDO QË MUNDEN.

POR KA NJË NDRYSHIM TË MADH MIDIS SHQIËPRISË DHE ÇDO VENDI TJETËR TË TRETË: POR 90 PËR QIND E SHQIPTARË DUA TË JENË ANËTARË TË BE-SË—MË GJENI JU NJË TJETËR VEND TË TRETË KU KEMI TË NJEJTËN SITUATË— DHE MENDOJ SE KJO GJË ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME PËR T’U PATUR PARASYSH.

UNË JAM DAKORD QË TË NGRIHEN PROBLEME KONKRETE, POR NËSE FLASIM PËR INFLUENCË DUHET TA VENDOSIM ATË NË KONTEKSTIN E DUHUR—NË E VLERËSOJMË ATË, NE RAPORTOJMË, NE SHOHIM ÇFARË PO NDODH NE TERREN—POR UNË MENDOJ SE DUHET TA MBAJMË ATË NË PRESPEKTIVËN E DUHUR.

MË SHUME PËR MARRËDHËNIET TURQI-SHQIPËRI MUND TË LEXONI KËTUKËTUKËTUKËTU, DHE KËTU.

Share: