Këta janë vëllezërit që u ekzekutuan me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në fshatin Gramëz të Krujës.
Gramoz dhe Xhentil Bardhi u qëlluan me armë nga autori Roland Pula, pas një sherri në lokalin e fshatit.
Ata ndërruan jetë rrugës për në spital, ndërsa me autorin janë përplasur disa herë ndër vite, kanë rrahur e plagosur njeri tjetrin herë pas herë, pra konflikti ishte i vjetër, ndërsa mbrëmë kulmoi, shkruan shqiptarja.com.
Mbrëmjen e djeshme sherri ka nisur në një lokal në fshatin Gramëz fillimisht me fjalë, më pas Pula i qëlloi me armë zjarri. Të dy palët janë të skeduar për vjedhje dhe grabitje.
Ky që shikoni në foto është Xhentil Bardhi, 24-vjeç.
JavaNews/g.kosovari