Nga Mentor Kikia
Një ftesë modeste për të nxitur një ndryshim të madh!
Në politikën shiptare dhe në faktin se kush do të qeverinë, ndikojnë fort 3 faktorë:
1-Ndërkombëtarët, ambasadat dhe të dërguarit e posaçëm.
2-Oligarkët, ata që e financojnë politikën dhe më pas edhe e diktojnë atë. Ata ndikojnë edhe përmes blerjes së votës, në forma të ndryshme.
3-Mediat, të cilët sipas preferencave, i japin hapësirë dhe ndikojnë në përpunimin e opinionit publik.
Ky është një problem i përbotshëm, por në Shqipëri, është kaq agresiv, se roli i votës është zbehur fare.
Unë kam një propozim: Po sikur të fillojmë ta ndryshojmë këtë realitet?
Por sikur të vendosim ne se kush do të qeverisë, dhe jo ekrani i televizorit, diplomatët e huaj apo paratë e oligarkëve?
Po sikur të mos e shesim më votën, për asnjë arsye? Po sikur të mos i votojmë partitë, nëse njerëzit që na sjellin në listë nuk na pëlqejnë, apo nuk i njohim?
Që të mos mbetemi vetëm duke u akuzar e akuzuar, unë them të marrim ca përgjegjësi ne vetë. Do të doja të dija sa të gatshëm jemi për këtë? Të njohur e ta panjohur personalisht. Ndaj për të vazhduar me idenë më tej, do të doja një konfirmin për bashkëpunim.
Le ta nisim kështu: Bëjeni “Share” dhe “Like” postimin, në formë aprovimi.
Nëse bëhemi 100 mijë njerëz që për tu bashkuar në këtë ide, është një start i mrekullueshëm.