Tashmë është gjetur gjuha e përbashkët në Këshillin Politik sa i përket identifikimit biometrik.
Opozita kërkonte identifikim biometrik në gjithë vendin kurse mazhoranca kërkonte kohë ose shkallë shkallë por zgjidhja ka ardhur nga BE.
BE ka marrë përsipër t’ i japë zgjidhje duke financuar këtë implementim të teknologjisë në vlerën 15 milionë euro.
Sipas gazetarit Ergys Gjençaj është gjetur gjuha e përbashkët për këtë çështje por marrëveshjen e mban peng ende depolitizimi i administratës zgjedhore.
(BalkanWeb)