Home Gjeo-Ekonomia Gratë krijojnë Dhomën e tyre ekonomike, Antoneta Hako sfidon hapur Nikolin Jakën...

Gratë krijojnë Dhomën e tyre ekonomike, Antoneta Hako sfidon hapur Nikolin Jakën e Dhomës Kombëtare Tregtare

Antoneta Hako është zgjedhur kryetarja e Dhomës Ekonomike të Gruas, krijuar së fundmi nga gratë në Shqipëri.

Ajo po sfidon hapur kreun e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka dhe do të jetë zëri i grave në në ekonominë shqiptare.

Hako ka spikatur për biografinë e pasur në fushën ekonomike, duke nisur nga sipërmarrja e saj në Laprakë të Tiranës dhe deri tek stabilimenti i sotëm në autostradë, e cila është kthyer në një nga kompanitë më të mëdha në vend ku ka punësuar mbi 200 persona.

Kush është Antoneta Hako:

Rrugëtimi i Antoneta Hakos pasqyron udhëzimet më të mira për të zhvilluar karrierë. Pas përfundimit të studimeve në Fakuletin Ekonomik në Financë në vitin 1988 në universitetin e Tiranës, ajo punon për dy vite si ekonomiste në Laç, në Ndërmarrjen e Ndërtimeve Industriale.

Në një vit të trazuar si ai i ’97-ës, Antonela Hako zhvillon sipërmarrjen e saj në Laprakë, në ambientet e ish uzinës Tirana. Edhe aty investohet në makineri shtese dhe një linjë të vogël për prodhimin e sallamerisë dhe proshutave.

Stabilimenti i sotëm në autostradë, i përket 2004-ës. Linja teknologjike u zëvendësua me makineri të reja prodhimi dhe paketimi. U rrit numri i të punësuarve, gama e produkteve. U krijua flota e transportit dhe filloi shpërndarja në të gjithë vendin.

Në gjithë këtë rrugëtim, Antonela angazhohet me financat e kompanisë dhe më pas me shitjen dhe marketingun. Ndërsa, ishte edhe pjesë e vendimarrjes për politikat dhe mënyrën e të sjellurit të kompanisë në treg.

Sot, Antonela Hako dhe familja e saj, kanë mbi 200 të punësuar, duke mbuluar me shërbime të gjithë territorin e vendit, ndërsa kanë nisur projektin e zhvillimit edhe në Kosovë./NewsBomb

Share: