Nga Armir Shkurti
Pas gallatës dhe qyfyreve në çastin kur e realizuam të pabesueshmen, në kohë rekord e thuaj pa asnjë mjet…vendin e zuri trishtimi!
1 – Diktatura sanitare është realiteti i sotëm?
Nga mënyra se si Rama trajtoi PANDEMINË, i gjithë sistemi e ka pranuar atë si “armikun” dhe qeverinë (mjekët, policët, maskat, gjobat..) si “çlirimtarët”. Po s’qe me “çlirimtarët” je me “armikun”… Viktima e këtij eksperimenti, verbërisht është me “çlirimtarët” pa e vrarë mendjen për të tjerat! Mjafton emri i Partisë dhe një bluzë mjeku për t’ia futur në gojë lëpirësen dhe ai ta shohë që është lëpirëse, ta shijojë ëmbëlsinë dhe aromën e portokallit të lëpirëse, por të mos guxojë të mos e besojë se s’është tampon për covid-19 !!
2 – Bindja ndaj Partisë mbetet e verbër.
Personi në këtë eksperiment social ka qenë gazetar. E para gjë që mësohet në këtë zanat është VERIFIKIMI! Më e pakta që duhej të bënte ishte një telefonatë me Taulantin: “Ore, se më mori një mjek. Ti ke dhënë urdhër për tampon”? Pse nuk pyeti? Ka shumë hipoteza, me të cilat, për të mos e dhj… më keq, nuk po shtyhem më tej!
3 – RRESHTI!!
E ndava nga pika 2, për të kuptuar pak më mirë këtë debatin e sotëm politik. Sidomos “lista e hapur – lista e mbyllur”. MUSAI do të jetë në secilin variant!!! Deputeti që nuk është i informuar as për urdhëra, vendime e porosi që kanë të bëjnë me trupin dhe jetën e tij. Thjesht zbaton me zell çdo komandë edhe kur i vjen nga një burim i çuditshëm. Kur për vete…PO PËR NE?
A mendoni se kjo kategori deputetësh e çon ndërmend të paktën t’u hedhë një sy (pale të bëjë vërejtje ) ligjeve që u vendosin mbi tryezë? Po ligje antikombëtare (si ky i minoriteteve me 300 firma ) vallë a nuk i lëpin si në eksperimentin tonë ky soj deputeti?
4 – LËPIRJA
Mjeti kyç për të bërë karierë në Shqipëri!! Skena kur shijon karamelen me shkop, madje edhe me pasthirrma lezeti “MmMmMmmm” është alegoria e përsosur e politikanit mediokër të kariesës në tranzicionin shqiptar!! 6 legjislatura deputet duke “MmMmMmmm”, heroi i këtij eksperimenti social! Urtë e butë e plot tigani!!
Prototipi i siurdhëronit, për të cilin inteligjenca funksionon vetëm për t’u unifikuar me mendimin dhe qëndrimin e kryetarit. Le të digjet fshati, mjaft zjarri të jetë larg shtëpisë. Le të bjerë edhe në shtëpi. Mjafton JO në b¥thën e tij!