Home KRYESORE Ish socialisti nr 1 Ramës: “Largohu, jo se gabon, por, se nuk...

Ish socialisti nr 1 Ramës: “Largohu, jo se gabon, por, se nuk pranon gabimet”!

Nga Elmaz Sherifi

Filozofi surelist ka hyre ne historine institucionale te Shqiperise, si modeli i politikanit qe nuk i pranon asnjehere gabimet. Gabimi eshte njerezor. Te mos pranosh gabimin, ben faje, dhe fajet e kane infektuar shume rende qeverisjen e vendit.
Kjo sjellje, eshte pjese integrale e karakterit te tij, dhe perdoret qe te mbaje te lidhur fort pas vetes njerzit me vese, qe e adhrojne, se perfitojne prej tij dhe militante fanatik, qe edhe pse vuajne, me te do te jene deri ne “boten tjeter”.

Filozofi Surelist ka nje problem shume te madh psikik. Ai asnjehere nuk pranon se mund te gaboj, prandaj nuk e njeh autokritiken dhe vetkorigjmin. Humbjet nuk i pranojne, as ata qe bejne kariere vetem prej tij. Filozofia e tyre eshte pragmatiste. Duke mos pranuar gabimet dhe humbjet, mbajne pushtetin ne parti, dhe konsiderohen antiparti, kritiket, ata qe thonin te verteten.

Fitore u konsiderua humbja e thelle e zgjedhjeve vendore me 2007. Socialistet per here te pare moren 112 komuna e bashki me pak se zgjidhjet vendore te 2003, kishin rreth 700 keshilltare me pak, 8 qarqe me pak, dhe me mijra humben vendet e punes ne administraten vendore. Por filozofi sureliste, humbjen e trajtoi si fitore, dhe tere enturazhi brohiriste ne kor “fitore, fitore”. Nga filozofia e “politikes se re”, qe zevendesoi themeluesit e PS, me “kontribuesit” me leke, dhe mos berja e koalicionit me LSI, i humbi zgjedhjet parlamentare me 2009.

Asnje komisioner i PS nuk kundershtoi rezultatin e zgjedhjeve dhe firmosen procesverbalet zgjedhore. Vete filozofi surelist, sa mbaroi procesi i votimit, deklaroi ne Konference Shtypi se “zgjedhjet ishin te lira e demokratike, prandaj i fituam” ! Kur doli rezultati dhe u shpall humbes, filozofi sureliste, doli me tezen e tij “hap kutite, ose largohu” dhe mbeti rrugeve te Shqiperise me aleatin avokat.

Erdhi ne pushtet pasi beri koalicion me LSI. Por, nuk beri autokritike se kishte gabuar ne 2005. Sepse ne psikiken e tij ekziston bindja, se vetem ai nuk gabon. Humbi zgjedhjet si kryetar bashkie me 2011. E konsideroi fitore filozofi surelist. Pavaresisht se asnje komisioner nuk kundershtoi rezultatin.

E keni pare si vepron ne qeverisjen e vendit ?

Akuza te shumta per ministra e krye-bashkiak te korruptuar. I pari qe del ne mbrojtje te tyre eshte kryeministri. E pa precedent kjo sjellje ! Cdo kryeminister do kerkonte qe ministri te perballej me te verteten dhe drejtesine. Ky ben avokatine e tyre.

Kush nuk bindet, le te shikoj e arsyetoj mbi Miratimin e Amendamentit te Parlamentit Europian qe i vendos kushtet Shqiperise. Jo-thote filozofi sureliste, “nuk ka kushte, e duke tundur koken me syte ne toke, riperserite, nuk ka kushte” !

Prandaj ka mberritur momenti qe kesaj menyre qeverisje t’i jepet fund, jo se gabohet, por se nuk pranohet se gabohet, duke kryer faje te renda e duke ndeshkuar te sotmen dhe te ardhmen e shqiptareve.

Share: