Home KRYESORE Ish-Spitali Francez! Po Covid19 c’faj kishte?!

Ish-Spitali Francez! Po Covid19 c’faj kishte?!

Nga Dritan Vasili

Spitali Francez mbeti vetem ne leter, nje projekt i varur ne muret e 3 sherbimeve, Otorinolaringologji, Kirurgji Maksilo-Faciale dhe Okulistike, si dhe tek emri ne fasaden e tij.

Pasqyronte menyren bashkekohore te manaxhimit te pacienteve te shtruar (Inpatient) ne nje Spital Universitar me profil kirurgjikal ashtu sic ishte kerkuar nga autoritetet.

Gjate ndertimit shqiptaret zbuluan shume “gabime” te francezeve dhe bene “korrigjimet” e duhura.

E para zbuluan qe spitali nuk kishte dhoma per vizitat ambulatore (Outpatient) keshtu qe ben “permiresimet” e duhura te projektit i cili nga “Inpatient” u kthye ne “Inpatient-Outpatient”.

E dyta zbuluan qe spitali nuk kishte Urgjence. Nje “cmenduri” tjeter franceze qe kishin vendosur ne projekt Arkiven dhe jo Urgjencen. U permiresua duke kthyer Arkiven (c’e do?!) ne Urgjence por pa oksigjen dhe aspirator.

Pra u shnderrua ne Spital Ugjence-Inpatient-Outpatient.

E treta kuptuan qe dhoma e zgjimit pas operacionit nuk eshte aq e domosdoshme dhe i bene nje lloj ‘Upgrade” ne nje forme Reanimacioni por pa respirator.

Pas inagurimit zbuluan edhe gabime te tjera dhe u bene “permiresimet” perkatese.

E katerata levizja e pacienteve nga ashensori perkates i katit te 2-te qe e zbriste ne bllokun operator ishte pak e gjate per disa lloje kirurgjish te vogla keshtu qe u vendos qe keta te shtroheshin ne te ashtuquajtur spital ditor ku pacienti hynte ne bllokun operator direkt nga rruga dhe gjithe me rrobat e trupit.

E pesta u duk pa kuptim mjekimi ne shtrat sipas rekomandimeve per te ulur infeksionet spitalore dhe rikthyen “dhomat e mjekimit” ku pacientet hyjne njeri pas tjetrit per te kryer mjekimet e plageve operatore.

E gjashta u konkludua ne nivele te larta qe spitali kishte hapesira te pamenduara mire dhe aty u atashua konsulta e Alergologjise apo Semundjeve Profesionale e keshtu u mbyllen deri dhoma sanitaresh per t’i bere dhoma profesoresh.

E shtata cdo mjek e meritonte dhomen e tij te konsultes keshtu qe kjo u pasua me “permiresimet” perkatese me sipas parimit demokratik Nje mjek-Nje dhome.

Arritem deri aty sa Drejtoria i la me qira Fondacionit Besa nje zyre ne katin e 2-te, ne pavionin ORL per t’i sherbyer klienteve te saj.

Pra perfundoi ne Spital Ugjence-Inpatient-Outpatient-Banke

Po Covid19 c’faj kishte?!

Share: