Ditën e sotme Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi përfundimin e mandatit të Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë. Vendimi u mor me 6 vota pro dhe 4 kundër. Me këtë vendim, automatikisht, Dvorani largohet edhe nga drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Ndërkohë, ka ardhur reagimi i Dvoranit pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ai e ka cilësuar këtë vendim si një gaf të paimagjinueshme, ndërsa shton se do të njihet dhe me argumentet e tyre për këtë vendim.
“Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme. Por duhet të shikoj çfarë do të katranosin në arsyetim.
Reforma e drejtësisë ka ende rrugë të gjatë për të provuar qëllimin e mirë të saj. Votimi ka qene 6 me 4”,- tha Dvorani.
Pas largimit nga Gjykata e Lartë, rrjedhimisht dhe nga detyra si kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, mësohet se Dvoranit i është propozuar një vend në Gjykatën e Apelit./ Opinion.al