Home KRYESORE Komisioni i Venezias për Anti Shpifjen, organizatat e Media Ramës, reflekto për...

Komisioni i Venezias për Anti Shpifjen, organizatat e Media Ramës, reflekto për gabimet

Një grup organizatash të shoqërisë civile të renditura në fund tëkësaj deklarate dëshirojnë të përshëndesin opinionin e ekspertëve të Komisionit Europian për Demokraci Përmes Ligjit (Komisioni i Venecias) dhe të falënderojnë ekspertët e Komisionit për analizën e thellë që i bënë propozimeve shumëshqetësuese të Këshillit të Ministrave në të ashtuquajturën Paketë Antishpifje. 

Organizatat vërejnë se të gjitha shqetësimet e ngritura prej nesh që nga dhjetori i vitit 2018 kur drafti i parë u propozua nga Këshilli i Ministrave e deri më 19 dhjetor 2019, kur ndryshimet në ligje u miratuan në Kuvendin e Shqipërisë, janë konfirmuar si shqetësime madhore për lirinë e shprehjes, për demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës nga Opinioni i Venecias. 

Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Edi Rama si nismëtar i këtij ligji dhe maxhorancës parlamentare të pranojnë opinionin e Venecias si përfundimtar e shterues dhe rrjedhimisht, të tërheqin ligjin nëfjalë. 

Siç theksohet në opinionin e Venecias “…mjetet ligjore të futura në amendimet e ligjit mund të bëjnë më shumë dëm se sa mirë në drejtim të lirisë së shprehjes në Shqipëri.”

Ne i bëjmë thirrje kryeministrit dhe maxhorancës socialiste të shfrytëzojnë këtë mundësi për të demonstruar se janë të gatshëm të reflektojnë publikisht mbi konceptet dhe praktikat e tyre të gabuara  mbi lirinë e shprehjes.

Organizatat falënderojnë qytetarët e shumtë që mbështetën përpjekjen tonë 18 mujore në mbrojtje të lirisë së shprehjes në Shqipëri. 

Lista e organizatave

BIRN Albania

Civil Rights Defenders

Citizens Channel

Faktoje

Grupi Shqiptar per te drejtat e njeriut

Instituti Shqiptar i Medias

Këshilli Shqiptar i Medias

Komiteti shqiptar i Helsinkit

Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë

New Media Network

Qendra Res Publica

Qendra Shqiptare MediaLook

Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë

Shoqata e Gazetarëve Europianë të Shqipërisë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Share: