Kryeministri Edi Rama ka pasur një përballje të vështirë mbrëmjen e së hënës në emisionin “Open” në Top Channel. Siç bën zakonisht përballë gazetarëve, kur gjendet në vështirësi ai nis të kapet me gazetarët. Kjo ndodhi edhe të hënën edhe pse shpesh gazetarët Andi Bushati dhe Enton Abilekaj i kërkuan të linte replikat dhe të përgjigjej për thelbin.
PJESE NGA DEBATET
Bushati: Përgjigjuni për shqiptarët.
Rama: Ju merakoseni shumë për shqiptarët.
Bushati: Të paktën nuk i vjedh.
Rama: Për çfarë e thua këtë.
Bushati: Jo këtu këtu, mos ngri zërin!
Rama: Ti do thuash që unë po vjedh shqiptarët
Bushati: Këtu këtu, mbaje zërin qetë?
Rama: Ti po ndihmon njerëzit për të marrë përgjigje?
Bushati: Nuk kemi aq afërsi sa t’i drejtohemi njëri-tjetrit me ti.
Rama: Për turpin tënd dhe profesionin tënd që fjalën vjedhje e ke në majë të gjuhës.
Bushati: Ju nuk keni përgjigje sa njerëz janë pa punë.
Rama: Me ju nuk e meriton.
Bushati: Është çështje edukate dhe jo personale.
Rama: Rëndësi ka që ju u tërhoqët.
Bushati: Rëndësi ka që ju nuk po më jepni përgjigje.
Rama: Shifrat nuk janë thashetheme dhe…
Bushati: As ekonomi kriminale. Mirë që u tërhoqe.
Rama: Në vlerësimin e parë numri i atyre që humbën vendin e punës ishte rreth 70 mijë. Të kam thënë se nuk do të kemi paketë të tretë por mund të ketë. Paketa e tretë nuk është e nevojshme.
Bushati: Aq shumë po të merret goja, sa nuk qëndron tek argumenti, nuk të kam parë kurrë me keq se kaq.
Rama: Mua më merret goja?
Bushati: Shikoje veten në merak, jeni shumë keq.
Rama: Unë jam shumë keq?
Bushati: The sapo pive kafe the u pendova, sapo shpife.
Rama: Sapo shpifët se nuk thash fare këtë.
Bushati: Kam një pyetje, zoti kryeministër…
Rama: Po ti e ke kollaj dhe i quan njerëzit shpifës e kriminel, e ke kollaj këtë gjë.
………………..
Bushati: Po vazhdo ti me Avdylajt, vazhdo.
Rama: Me mua jo këto, nuk mi thua dot mua këto.
Bushati: Ju ftova mbi 10 herë për të mos e kthyer personale.
Rama: Ju jeni shpifës.
Bushati: Atëherë ju jeni kryeshpifës.
Rama: Po po.
Bushati: Është njëlloj sikur unë tju them hajdut kriminel.
……………..
Bushati: Ju u thatë të pasurve shisni jahtet dhe u hoqët TVSH-në jahteve.
Rama: Jahtet? Përgjigja është kjo që ne kemi kaluar një ligj për turizmin e detit. Është kjo masë që nuk është për shqiptarët që do të blejnë jahte.
Bushati: Ju kur iu thatë shisni jahtet. Tallët trapin me dynjanë.
Rama: Mos e prish gojën Bushat.
Bushati: Keni bërë teatër me këtë. Se tani thoni s’ka shqiptarë me jahte.
Rama: Uli duart se nuk të shkojnë ashtu. Qeveria ime u merr të pasurve shumë më tepër taksa. O Robinhud duhet të gëzoheni, Problemi i këtij sistemi është varfëria jo të pasurit.
Bushati: Më erdhi keq për ju sot. Më ngjasuat si Nano dhe Berisha në fundin e tyre kur e kthenin personale.
Rama: Nuk qëndron krahasimi./Lapsi.al