Home KRYESORE Kush ishte babai i aktorit të njohur, Robert De Niro? Shqiptar?

Kush ishte babai i aktorit të njohur, Robert De Niro? Shqiptar?

Nga Adela Kolea

*Po bëja disa kërkime, nxitur nga kurioziteti, pa pasur pretendimin e një “hetimi të mirëfilltë biografik” mbi këtë personazh…

📷Foto: Viti 1946.
Robert De Niro në moshën 3-vjeçare, me babain e vet, ky i fundit 24 -vjeçar.

Përtej çdo teorie apo cliché-je megallomane shqiptare, që me përpikëri u përcakton “origjinë shqiptare” shumë divash të panoramës artistike botërore – e jo vetëm asaj artistike – duket se Robert De Niro ka vërtet një përqindje shqiptare në gjakun e vet.

E pati përmendur në një intervistë këtu në Itali përpara disa vitesh, duke qenë mëse i njohur ndërkohë për rezervimin mbi biografinë e vet e informacionet personale.

➡Kush ishte pra, babai i aktorit Robert De Niro?

Babai, quhej edhe ai Robert De Niro Senior.
Ishte një piktor i shquar në SH.B.A.
Ishte i biri i Henry Martin De Niro (1897-1976), ky i fundit, bir emigranti italian nga Ferrazzano, Campobasso, Molise, Giovanni Di Niro – krahinë me përqindje të lartë popullsie Arbëreshe dhe emigrantësh në përgjithësi. Ka dhe shumë kroatë aty. – dhe irlandezes Helen O’Reilly.

Pra, stërgjyshi i aktorit De Niro, i bie të ishte Arbëresh.

Në fund të viteve ’60, fillim ’70-ës, aktori De Niro e ka vizituar fshatin nga ku rrjedh origjina e tij arbëreshe në Itali. Ka realizuar edhe video, ku e përshëndet këtë fshat të vetin në distancë, që nga Sh.B.A.

➡Mbiemri, etimologjia, “metamorfoza”:

Para emigrimit në Amerikë, mbiemri i familjes së tyre ishte Di Niro por, në Amerikë e ndërruan në De Niro, duke iu përshtatur rrethanave si shumë emigrantë.

Sidoqoftë, etimologjia e këtij mbiemri lidhet me një formë dialektore të krahinës së lartpërmendur, Molise dhe vjen nga termi “nero” (niro) – “i zi”. Këtë e lidhin zakonisht me tiparet ezmere të paraardhësit të fisit të tyre, që në zanafillën e trungut gjenealogjik.

Robert De Niro Senior ishte 21 vjeç kur lindi i biri, Robert, aktori i ardhshëm.

Gruaja e tij, mamaja e aktorit De Niro, ishte piktore edhe ajo, artiste Virginia Admiral. Qenë martuar në 1942-shin.

Por, sapo lindi i biri – aktori De Niro në ’43- shin – De Niro Sr. i braktisi të dy, nënë e bir, ngaqë pati një luftë të ashpër me veten, pasi zbuloi se ishte homoseksual.

Babai, Robert De Niro Sr, lindi më 3 maj 1922 në Syracuse dhe vdiq në NY, ditën e vet të lindjes, për ironi të fatit, në moshën 71- vjeçare.

Sipas zëdhënësit të familjes, ndërroi jetë për shkak të një tumori.

Kur ndërroi jetë, e gjithë fama e tij si piktor i shquar, u plazmua ndërkohë sipas famës së të birit, aq sa edhe në një kolonë të ngushtë, me të cilën u shkruajt për vdekjen e tij në gazetën e NY në nekrologji, u përmend zbehtë si “piktori i sapolarguar nga jeta” dhe më tepër u theksua se “vdiq babai i aktorit të mirënjohur De Niro…”

Aktori ka publikuar së fundmi një monografi mbi babain, duke përmbledhur në të, piktura, vizatime dhe shkrime të tij.

Share: