Home Gjeo-Ekonomia Marreveshja për punë sezonale Greqi – Shqipëri, lë shqiptarët e Greqisë pa...

Marreveshja për punë sezonale Greqi – Shqipëri, lë shqiptarët e Greqisë pa punë…!

Nga Shëptim Zinxhiria

Më shumë përgjegjësi zoti kryeministër, pa kaluar një muaj shqiptarët mendojnë kthimin e tyre. Kemi nje marreveshje dhe bejme nje tjetër pse?

Përtej propagandës qeveritare dhe verbërisë së një pjesë të shoqerisë, se punëtorët shqiptar që shkuan për të punuar në Greqi u pritën si heronj, pasi shpetuan prodhimet vendase, realiteti sot flet ndryshe, nga ajo qe eshte propaganduar nga papagallët e qeverisë.

Edhe pse një marrëveshje për punë sezonal ekzistonte midis dy vendeve që nga 1997 në rang dikastersh, në 2 Maj 2020, bëhet edhe një tjetër marrëveshje po këtë radhë midis dy kryeministrave Rama-Misotakis, me anën e një bisedë telefonike.

Kjo do të mjaftonte që dhjetra autobuzë të mernin rrugën e emigrimit në vendin fqinjë në momentin më të vështirë të COVID-19.

Por…?

Sot vetëm në periferinë e qytetit te Verias ndodhen rreth 2 mijë shqiptarë, këtë e konfirmoi edhe anëtari i kryesisë së sindikatave të periferias z. Dimitër Manoku, duke shtuar se askush nuk e ka në duar te shkruar këtë marrëveshje jo vetëm pronarët grekë pos as edhe Kryesia e Sindikatave te Periferias, pra ekziston një marrëveshje pa qenë e tillë.

Konkretisht sot me dhjetra shqiptarë kanë mbetur pa punë dhe po mendojnë kthimin e tyre në se pronarët greke nuk u gjejnë punë.

A duhet ndokush te ndjekë këtë marrëveshje shtetërore midis dy vendeve për të parë se sa kjo është zbatuar dhe se a kanë ujë këta shqiptarë për tu larë në këto ditë të nxehta te verës, sa për të tjerat varja…?

Kjo e ashtuquajtur marreveshje asgje nuk ka ndikuar ne permisimin e kushteve te punës, ne te drejtat e shqiptarve…asgjë.

Por pyetja shtrohet a do të paguhen këta sipas marrëveshjes në se kjo ekziston ditët që këta nuk kanë punuar jo për faj të tyre.
Po biletat e kthimit kush do ju a paguaj?

Share: