Home KRYESORE “Maska është e vetmja armë mbrojtëse”, shefja e Infektivit apel qytetarëve

“Maska është e vetmja armë mbrojtëse”, shefja e Infektivit apel qytetarëve

Drejtoresha e Spitalit Infektiv të QSUT, Najada Çomo u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm tashmë që vendi është hapur.

Në një video-mesazh në Facebook, ajo ndalet te shtimi i rasteve me koronavirus në Shqipëri.

Çomo thotë se situata është për tu shqetësuar dhe se një pjesë e madhe e të shtruarve tek Infektivi janë në gjendje të rënduar.

Gjithashtu ajo thekson se përdorimi i maskës është e vetmja mbrojtje që kemi dhe i këshillon njerëzit të qëndrojnë sa më pak në vende publike.

“Dua të tërheq vëmendjen se një pjesë e madhe e të shtruarve tek Infektivi janë në gjendje të rënduar, në terapi intensive. Ajo që dua të theksoj është se qytetarë të nderuar, është situatë për t’u shqetësuar nga ana shëndetësore.

Keni një detyrim madhor. Të qëndroni sa më larg të sëmurëve, që kanë sëmurë të tjerë. Ulni në maksimum qëndrimin në vende publike, si dhe maska është e vetmja armë mbrojtëse që kemi.

Virusi është mes jush, ju bëni hapin për t’u mbrojtur. Virusi nuk ka më përzgjedhje, jo vetëm mosha të treta. Janë të rinjtë që e çojnë tek të tjerët. Kini në vëmendje se ky virus është shumë tepër mes jush tani që u hoqën dhe barrierat, pra vendi është i hapur”, shprehet Çomo. /Opinion.al

Share: