Home KRYESORE Mbyllet protesta, maturantët: Rikthehemi nesër pas testit të matematikës

Mbyllet protesta, maturantët: Rikthehemi nesër pas testit të matematikës

Ditën e sotme maturantët protestuan për rreth 2 orë para Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë për provimin e gjuhës dhe letërsisë, i cili ngjalli shumë pakënaqësi në lidhje me pyetjet e hartuara.

Maturantët u ulën në rrugën kryesore para ministrisë, ndërsa theksuan se ministrja e Arsimit, Shahini duhet të gjej mënyrën për të rivlerësuar testin dhe uljen e kufirit për notën 9 dhe 10.

Po kështu maturantët kanë kërkuar një tryezë të hapur me MASR dhe mediat. Ndërkohë ata kanë paralajmëruar se do të rikthehen nesër në protestë në orën 13:00 pas mbarimit të provimit të matematikës të cilin kanë deklaruar se nuk do ta bojkotojnë./ Opinion.al

Share: