Nga Azgan Haklaj
Amerika, Nato-ja, BE-ja trinia e shenjtë e lirisë, demokracisë dhe progresit shqiptar.
Shqiptarët e meritojnë përjetësisht vendin e tyre në shtëpinë e lirisë, në Europën e civilizuar për të cilën kanë kontribuar në shekuj.
Ata e kanë në kodin e tyre gjenetik nderimin për miqt’.
Shtatorja e Hollbrukut mirënjohje e Kosovës ndaj Amerikën, për kontributin e dhënë për çlirimin dhe pavarësinë e saj.
Buldazeri i Ballkanit, Hollbruku legjitimoj ndërkombëtarisht UÇK-në, në kullat e Junikut, në odën e Met Shalës, në qershor të vitit 1998-të.
UÇK-ja realizoj ëndrrën shekullore të lirisë së popullit të Kosovës.
Kosova dhe shqiptarët janë faktor vendimtarë paqje dhe stabiliteti në Ballkan.
Në historinë e shqiptarëve, në përpjekjet e tyre vigane për liri, pavarësi e drejtësi shoqërore në 100- vitet e fundit Zoti na bëri aleat kombin e madh të lirisë, demokracisë dhe të progresit SHBA-në.Qysh në vitin 1907, në vitet e errëta të sundimit turk poeti ynë kombëtar Ndre Mjeda i drejtohej Kolosit të përtej oqeanit Amerikës se Washingtonit, Xhefersonit, e të Abraham Linkolnit me fjalët lapidare : “Lirinë keni ju, na hekurat kemi”.
Rilindasi i madh e portretizonte Amerikën si model të lirisë dhe e tillë ajo ka mbetur për shqiptarët në shekullin e fundit dhe kështu do të mbetet dhe në shekujt që do të vijnë.Shqipëria Londineze e ka kremtuar me madhështi 100 -vjetorin e pavarësisë së saj, por ëndrra e etërve të pavarësise Hasan Prishtinës, Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Luigj Gurakuqit, Bajram Currit, Ded Gjo Lulit e patrioteve të tjerë mori një goditje të rëndë në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës në vitin 1913-të.
Kosova që i dha shpirtin, gjakun, qëndresës dhe krenarinë betejës së madhe për pavarësi mbeti jashtë kufijëve të shtetit shqiptar, sëbashku me gjysmën e trojeve etnike të banuara prej mijëra vitesh nga të parët tanë.Edhe vet ekzistenca e shtetit shqiptar u ndodh në udhëkryq dhe rrezikohej të zhdukej nga harta e botës, por Shqipëria mbijetoi falë përpjekjes titanike të patriotëve shqiptarë dhe vetos së fuqishme e historike që vuri një burrë i madh i Amerikës dhe i mbarë botës së lirë, Presidenti Willson në Konferencën e Paqes së Parisit në vitin 1919-të.
Nderim dhe mirënjohje të përjetëshme këtij kampioni të madh të lirisë, të drejtësisë dhe paqes.Edhe pas Luftës së Dytë Botërore, historia u tregua përsëri e ashpër me shqiptarët.Konferencat e Teheranit apo Eurekës, Jaltës dhe Potsdamit i lanë përsëri të ndarë edhe pse ata u rreshtuan në krahun e fituesve dhe pas Paktit të Atlantikut për vetëvendosjen e popujve pas luftës ata përsëri nuk e realizuan ëndrrën e tyre, ndonëse u çliruan nga pushtuesit, mbetën të ndarë ne disa shtete e ranë nën kthetrat e diktaturës për një gjysëm shekulli.
Kujtesa e engjëllit mbrojtës të lirisë, me këtë monument kuptimplotë, është nderimi për atë që ka bërë për lirinë e Kosovës Buldazeri i Ballkanit z.Riçard Hollbruk, diplomat, humanist dhe personalitet i shquar.Por nderimi ynë i shkon në rradhë të parë Amerikës, kombit të madh të lirisë, dinjitetit të progresit njerëzor, pa të cilën nuk do të kishim Kosovë të lirë, por as Europë, as botë të lirë.
Shqiptarët e kanë në kodin e tyre gjenetik nderimin për mikun, për miqtë që u janë gjendur pranë në momentet më të veshtira të historisë.Ata i kanë të shenjtë ashtu si lirinë, Atdheun, gjuhën dhe flamurin e tyre. I tillë është Hollbruku, presidentët Klinton dhe Bush, gjenerali Klark, zonjat Ollbrajt dhe Klinton dhe mbarë Kombi Amerikan për shqiptarët kudo në botë.
Beteja për lirinë e Kosovës kundër regjimit gjakatar të Millosheviçit ishte një betejë principiale mes botës së lirë dhe demokratike dhe një diktatori satrap që bëri në Jugosllavi e Kosovë krimet më të tmerrshme në Europë, qysh nga Lufta e Dytë Botërore.Fantazia kriminale e Millosheviçit do të tejkalonte edhe mizoritë mesjetare të Çengis Khanit, Erik Qimekuqit, Vladit hungulës, apo Ivanit të tmerrshëm. Presidenti historik i Kosoves, gjeniu i politikës Ibrahim Rugova me vizionin e tij profetik dhe politikën paqësore e orientoi popullin e Kosovës në kahjen e duhur historike, drejt vlerave perëndimore.Ishte kjo politikë që e bëri çeshtjen e Kosovës një çeshtje themelore për moralin e mbarë botës euroatlantike.
Përshkallëzimi në ekstrem i dhunës ndaj shqiptarëve, vrasjet e barbarizmat mesjetare të Makinerisë Milloshoviçjane në Kosovë nxorën në skenën historike UÇK-në e lavdishme të udhëhequr nga simbolet e qendresës Adem Jashari e Ramush Haradinaj.Është një meritë e veçantë e z.Riçard Hollbruk, i cili në rrethanat diplomatike e politike tepër komplekse diti të orientohej në mënyrë adekuate:
Ai e kuptoi kauzën e drejtë të luftëtarëve të lirisë dhe bisedoi në terren me drejtuesit e UÇK-së duke e legjitimuar atë e luftën e saj në arenën ndërkombëtare.Monumenti i z.Hollburk i bën nder kujtesës sonë historike, Vitisë së Njazi Azemit, Gursel dhe Bajram Sulejmanit, Karadakut të Idriz Seferit dhe Agim Ramadanit, Kosovës e mbarë Kombit Shqiptar.Sot Kosova është e lirë dhe demokratike.
Nderim përjetë për të gjithë ata djem dhe vajza nga të gjitha trojet shqiptare që derdhen gjakun për lirinë e saj.Nderim e mirënjohje për UÇK- në e lavdishme e Komandantin e saj legjendar Adem Jashari, për Shabanin e për Hamzën.Nderim e mirënjohje për familjet emblematike Jasharaj e Haradinaj.Nderim e respekt për vëllezërit Haradinaj, Shkelzenin, Luanin, Enverin, për Ramushin e Dautin.I kujtojmë me pietet Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhën, Hakif Zejnullahun, Agim Ramadanin, Ismet jasharin, Bedri Shalën, Bekim Berishën, Adrian Krasniqin, Muj Krasniqin, Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, Tahir Sinanin, Sali Çekajn, Fadil Nimanin, Mujdin Aliun, Abaz Thaçin, Agron Ramën, Elton Zherkën, Permet Vulën, Yll Morinën etj.
Nderim, respekt e mirënjohje për mijëra djem dhe vajza që e dhënë jetën dhe e derdhën gjakun për lirinë e Kosovës martire.Nderim e Respekt për Aleancën e Lirisë, Naton.Për Bashkimim Europian.Klasa politike e Kosovës nuk ka asnjë dilemë për të ardhmen e saj : Ajo është rruga e integrimit pa kthim, në NATO dhe BE.
Shqiptarët e meritojnë plotësisht e përjetësisht vendin e tyre në shtepinë e lirisë, në Europën e civilizuar për të cilën kanë dhënë aq shumë kontribut në shekuj e mijëvjeçarë duke i dhënë asaj çertifikuesin e kristianizmit, Konstandinin e madh dhe atletin e mbrojtjes së vlerave të qytetërimit t’saj Gjergj Kastriotin Skenderbeun, filantropen, lapsin në dorën e Zotit, nënën e botës, Shenjtoren Nënë Terezën, themeluesin e Turqisë moderne Ataturkun.
Kosova, Shqipëria dhe shqiptarët në Ballkan janë faktorë vendimtarë paqje dhe stabiliteti dhe të tillë do të mbeten.Jam i bindur se bashkëkombasit e mi do të valëvitin në festa e përvjetorë madhërisht krahas Flamurit të tyre Kombëtar dhe flamurin e SHBA-së, të Bashkimit Europian dhe të NATO-s si një trini të shenjtë të ëndrrës tonë për liri, demokraci dhe progres.