Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Piruetat e Ramës nga sulmues në servil ndaj Trumpit, shfaqen në librin...

Piruetat e Ramës nga sulmues në servil ndaj Trumpit, shfaqen në librin e ri të J. Bolton, ish-këshilltarit të Trump

Në librin me 592 faqe të ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Bolton, Shqipëria përmendet një herë. Pikërisht kur përshkruhet nga autori samiti i vendeve të NATO-s në Bruksel në vitin 2017, ku u diskutua rritja e buxhetit të Aleancës nga 1.2 në 2 përqind, një kërkesë e përsëritur e Presidentit amerikan, për të cilën ai kërcënoi edhe me tërheqje të vendit të tij nga Aleanca e Atlantikut të Veriut.

Gjatë diskutimit 15 minutësh të Trump të risjellë prej Bolton në librin e sapodalë me kujtime të kohës së qëndrimit në krah të presidentit, Trump i referohet edhe Shqipërisë. Sipas përshkrimit të autorit të ‘Dhoma ku ndodhi’ (The room where it happened”), Trump thotë se vetëm Shqipëria e ngriti çështjen e tregtisë së lirë mes Amerikës dhe Europës. Kjo ishte në vijë me ankesën e Trump se mallrat amerikane pengoheshin të hynin në Europë.

Fakti që udhëheqësi i një vendi të vogël si Shqipëria, i cili nuk është anëtar i BE, por adreson një çështje e cila është delikate për europianët, por i intereson Trump, dëshmon për përpjeket e kryeministrit Rama ‘për t’i hyrë në qejf’ Presidentit amerikan. Katër vjet më parë, kur Trump ishte kandidati Republikan për në Shtëpinë e Bardhë përballë Hillary Clinton, kryeministri shqiptar e pati quajtur ‘turp të qytetërimit’.

Libri i John Boltonit ka hasur në pengesa të shumta nga avokatët e Trump, të cilët kërkuan ndalimin e botimit me pretekstin ‘kërcënon sigurinë kombëtare’. Gazeta të mëdha amerikane si The Washington Post, The Wall Street Journal dhe The New York Times, kanë botuar pjesë të librit gjatë ditëve të shkuara. Botuesi Simon & Schuster, pavarësisht presionit e ka botuar librin i cili mund të blihet në Amazon.

Bolton u zgjodh nga Trump si këshilltar i Sigurisë Kombëtare, por ‘gjërat nuk shkuan mirë mes tyre’, gjë që çoi në shkarkimin e të ashtuquajturit ‘skifteri i politikës së jashtme’. Kontroversialitetet e Boltonit lidhen edhe me shqiptarët, me kundërshtimin prej tij të bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë në vitin 1999 dhe së fundmi idenë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës./Politiko.al

Kopertina e librit

Pjesa e librit ku përmendet Shqipëria:

“…Kur mbërritëm, Trump shkoi në vendin e tij midis Stoltenberg dhe Theresa May-t (udhëheqësit u ulën rreth një tryeze të madhe të Këshillit të Atlantikut të Veriut NATO) sipas rendit alfabetik të shteteve. Trump më nxiti të flisja duke më thënë “A do ta bëjmë, apo jo?”. Unë i thashë të mos e bënte duke shtuar se ai ai duhet t’u bënte presion anëtarëve ‘kundravajtës’, që nuk shpenzonin aq sa duhej për mbrojtjen, por të mos kërcënohej me tërheqje ose shkurtimin e fondeve nga ShBA. “Pra, shko deri te vija e kuqe, por mos e kapërce”, përfundova unë.

Trump tundi kokën, por nuk tha gjë. U ktheva në vendin tim duke mos ditur se çfarë do të bënte. Ndihej se si e gjithë dhoma po na shikonte. Trump foli rreth orës 9:25, për pesëmbëdhjetë minuta, duke mos thënë asgjë në lidhje me Ukrainën dhe Gjeorgjinë, por duke filluar me komentin se ai dëshironte të bënte një ankesë. Ai vërejti se ishte e vështirë, sepse shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara mendonin se vendet europiane nuk paguanin pjesa e tyre, e cila duhet të jetë 4 përqind (në krahasim me marrëveshjen ekzistuese të Cardiff 2014 me 2 përqind). Për vite, tha Trump, Presidentët e ShBA vijnë dhe ankohen, por pastaj largohen dhe asgjë nuk ndodh, edhe pse kemi paguar 90 përqind të shpenzimeve të NATO. Kërkesa jonë zvarritej dhe asgjë nuk po bëhej. SHBA e ka konsideruar NATO-n të rëndësishme, tha Trump, por është më e rëndësishme për Europën, e cila është shumë larg. Ai kishte respekt të madh për Kancelaren Merkel, duke vërejtur se babai i tij ishte gjerman, dhe nëna e skoceze. Gjermania, u ankua ai, po paguan vetëm 1.2 përqind të PBB-së, duke e rritur vetëm në 1.5 përqind deri në vitin 2025. Vetëm pesë nga njëzet e nëntë anëtarët e NATO-s paguajnë aktualisht 2 përqind. Nëse vendet nuk ishin të pasura, Trump pranoi se ai mund ta kapërdinte, por bëhet fjalë për vende të pasura. Ai tha që ShBA dëshironte të vazhdonte ta mbronte Europën, por më pas ai u shmang  në diskutim duke folur për tregtinë dhe BE, për të cilat ai mendonte se duhej të lidheshin me NATO-n për qëllime analize. BE nuk pranon produktet e ShBA, dhe kjo ishte diçka që Amerika nuk mund të lejonte të vazhdonte, por vetëm Shqipëria e kishte adresuar këtë çështje në darkën e mbrëmjes së mëparshme. E gjitha kjo na la në të njëjtat pozicione ku kemi qenë për katër vjet. Trump nuk u pajtua me europianët për disa gjëra, si emigracioni dhe mungesa e kontrollit të BE-së mbi kufijtë e saj. Europa po linte brenda kufijve të saj njerëz që mund të jenë luftëtarë të armikut (terroristët), veçanërisht për faktin se shumica ishin të rinj…”. (fq. 58)

*Përkthimi: Politiko.al

Share: