Home Gjeo-Ekonomia Pronat në bregdet, ndalohen të gjitha ndërtimet përveç PPP

Pronat në bregdet, ndalohen të gjitha ndërtimet përveç PPP

Ditën e djeshme Qeveria ka dërguar për konsultim publik një projekt-ligj i cili parashikon vendosjen nën mbrojtjen ligjore të gjithë vijnë bregdetare shqiptare. Sipas këtij projek-ligji çdo ndërtim në bregdet do të ndalohet me ligj, përveç PPP-ve.

Qeveria parashikon që këtë gjë ta arrijë duke forcuar Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, institucion i cili do të merret që nga detyrat rutinë, si qiradhënie e plazheve apo pastrimin e tyre, e deri tek administrimi i pronave nëpërmjet mekanizmave ligjore për të favorizuar investime strategjike.

Neni 21 flet për një mekanizëm ligjor që shteti ka parashikuar këtu e shumë vite para, ‘servituti’. Sipas dispozitës, ‘servituti’ publik është barra që i ngarkohet pronës private, e ndodhur në bregun e detit, për interes publik.

Drafti parashikon gjithashtu se për ndërtimet ekzistuese në bregun e detit, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të bëhet verifikimi i dokumentacionit përkatës, ku së bashku me to do të fusë nën sitë edhe kontratat në fuqi që shteti ka me privatin në bregdet dhe ato që do të rezultojnë të sakta, do të qëndrojnë në fuqi deri në përfundimin e afatit.

Por edhe nëse pronari i pronës në bregdet do të kërkojë ta shesë atë, sërish do të duhet të përballet me shtetin. Në nenin 23 është parashikuar se shteti gëzon të drejtën e parablerjes, pra klienti i vetëm i tij është institucioni shtetëror./ Opinion.al

Share: