Home KRYESORE Protesta kundër abuzimit me të mitur, babai i 15-vjeçares së përdhunuar del...

Protesta kundër abuzimit me të mitur, babai i 15-vjeçares së përdhunuar del i maskuar në shesh: Qeveria ta kalbë në burg ndryshe do e vras se po më kërcënojnë!

VIDEOSipas tij, kryeministri Edi Rama, nuk do të bëjë asgjë sepse ai nuk ka vajzë vetë dhe nuk e di ç’do të thotë kjo gjë. Ndër të tjera, Thanasaj tha se në Babrru e kërcënojnë se duan ta vrasin.

TIRANË– Babai i 15-vjeçares së përdhunuar dhe abuzuar seksualisht në Babrru, Edmond Thanasaj ka dalë në shesh për të protestuar kundër abuzimit seksual me të miturit. Përpara mikrofonëve, Thanasaj, me një kapele në kokë dhe me një shami në fytyrë, tha se duhet të bëhet diçka që kjo situatë të mos vazhdojë më. Ai u shpreh se atë që e vuajti vajza e tij të mos e vuajë asnjë tjetër e re, ndërkohë që shtoi se nuk ka asnjë lloj shprese nga qeveria. 

Sipas tij, kryeministri Edi Rama, nuk do të bëjë asgjë sepse ai nuk ka vajzë vetë dhe nuk e di ç’do të thotë kjo gjë. Ndër të tjera, Thanasaj tha se në Babrru e kërcënojnë se duan ta vrasin.

Dëgjova në Parlament që Edi Rama denoncoi atë djalin. E dëgjova dhe nuk bëri asgjë, sepse ai vetë nuk ka vajzë. E dëgjova në Parlament. U lutem prindërve, vëllezërve, dhe mësuesve që të kenë kujdes sepse fëmija është fëmijë, gënjehet me një karamele. Fëmijët t’i qëndrojnë sa më afër fëmijëve dhe të flasin me ta. Ne jemi më të urtë në Bbarru. Atje më kërcënojnë, më thinë jo do të vrasim e kshu. Ata janë të gjithë grup dhe e bëjnë këtë gjë ku të gjejnë. I lutem ministres së arsimit. Mirë që e vuajti vajza ime, por të paktën të mos vuajnë të tjerët. Ai që e bëri të kalbet atje. Veç mos daltë gjallë se kam me e vra. E di qeveria, nëse qeveria s’e kalb në burg sepse do t’ja jap unë dënimin. Unë u bëra sebep që fola,”- tha Thanasaj.

Për dy orë rresht, qytetarë dhe personazhë publikë dolën në shesh dhe protestuan kundër abuzimit seksual ndaj fëmijëve. Me pankarta të shumta, protestuesit marshuan nga sheshi “Nënë Tereza”, tek sheshi “Skënderbej” dhe më pas u ndalën para Ministrisë së Arsimit me thirrjet: Ministria e turpit! Mes protestuesve kishte VIP-a si: Arbana Osmani, Xhemi Shehu, Ilda Bejleri, Fjoralba Ponari, Jonida Shehu, Nevina Shtylla, Oriola Marashi, Lori Hoxha, Armina Mevlani, Rudina Hajdari, Grida Duma, etj.

(f.m/dosja.al)

Share: