Nga Denata Toçe
Sot e kam une radhen te qaje hallin tim te ju. Nisur nga një ngjarje e kohëve të fundit, do të duhet te sqarojë njerëzit, për ata që nuk e dinë, se psikologu nuk eshte prift dhe se klinika e tij, nuk është kishe. Prifti dhe kisha ne vendin e tyre janë the qofshin të nderuar.
E thënë keshtu, a mund të më sqarojë kërkush prej jush miq dhe qytetare te dashur, pse ju duket e arsyeshme të paguani mjekun, pa hezitim, kur shkoni në një klinikë private (se ne shtet ia fusni te xhepi), të paguani kur blini produkte ne markete apo gjetkë (madje me i shtrenjti, me i miri), te paguani nje avokat sa t’ju haje dora, të paguani kur merrni shërbime ne qendra estetike, etj, dhe kur vini te psikologu, diskutoni seriozisht dhenien e pageses? SERIOZISHT e keni?
Shmangia e kesaj te fundit eshte kthyer ne abuzim. Me e keqja eshte se pasi keni bere pagesen, pergojoni profesionistin?! Madje ia bëni edhe llogarite nje me nje: sa fiton e ku i çon. Biles biles, mendoni se ofrimi i këtij shërbimi mund te jete ne çdo kohe, ndaj edhe ju i sillni tallazet tuaja në çdo kohë e në çdo vend: ne shtepi, ne kafe, ne restorant, me pushime, ne dhome te gjumit, në hale, e ku ta di une. Dhe sërish pergojoni?
Ore, mblidhni mendjen, shërbimi paguhet dhe psikologët nuk e bëjnë këtë punë per bamirësi, e kanë profesion per te cilin do të duhet te jetojne dhe të përfitojnë në aspektin profesional dhe te shperblehen ne aspektin financiar. Ah po, e zgjedh une nese dua të bëjë bamirësi, të ofrojë shërbim falas, të dëgjojë tallazet tuaja edhe pse vendi dhe ora është e papërshtatshme ndonjëherë. Serisht, e zgjedh une.
Dhe kur e kam bërë, e kam bërë me gjithë vërtetësinë dhe vullnetin tim. Psikologu eshte profesion human, sikurse edhe ai i mjekut, ku mundësisht nuk do të duhet te le vend për abuzim ne keqpërdorimin e tij, por human nuk do të thotë bamiresi. Madje ka raste të shumta ku ofrohem vet, por jo të ma rrëmbeni, të ma vidhni madhe edhe me keq akoma, të hakmerreni edhe mbasi e keni marrë shërbimin.
Pra te dashur miq, une kete pune bej, full time, për ata që ende nuk e dinë. Se mos mendon kush qe e mbaj frymën gjallë me ndonjë pasuri të trashëguar e kete e bej per hobi.
Njerëzit i dua dhe ndjehem me fat që Zoti me ka dhene dhuntinë te merrem me ata. Ditën qe e kam kuptuar, jam ndjerë mirenjohese. Por kam punuar fort dhe me përkushtim të lartë të arrijë ketu ku jam, dhe vazhdoje akoma te punoje cdo dite.
Me pak fjalë, respektoni tjetrin që të mendojë se ka respekt dhe dinjitet per dhe në veten tuaj.
Shendet!🙏