Pas deklaratave të qeverisë që kanë ardhur së fundmi se opozita me tubimet dhe mosrespektimi i masave të qytetarëve kanë sjellë rritjen e rasteve të reja me koronavirus, ka ardhur dhe reagimi i ish-deputetes demokrate Grida Duma.
Ajo ka publikuar një video duke iu përgjigjur akuzave në fjalë.
Në pamjet që nxjerr Duma, shihen grumbullime te inagurimi i Parkut Rinia, provimet e maturës, grumbullimet e qytetarëve tek Postat si dhe dhuna tek Teatri apo në Velipojë.
Ish-deputetja thekson se Rama dhe njerëzit e tij janë përgjegjësit e vetëm për rritjen e rasteve me COVID19 për disa interesa të caktuara.
“Shikoni dalldinë e fjalëve dhe masakrën e veprave të Ramës! Shikoni se kush po përhap virusin dhe për çfarë interesash!” shkruan Duma krahas videos.