Përktheu nga italishtja, Morena Sherifi
“Shkrimtari i njohur italian me origjinë arbëreshe, Carmine Abate, gjatë prezantimit të librit të tij ,“Il bacio del pane – Puthja e bukës”, në Parma më 27 tetor 2013, mbas pyetjes së bërë nga një shqiptar në sallë se a ka lidhje përshkrimi aq i hollësishëm i rëndësisë së bukës që përshkruhen në romanin e tij që është shumë i ngjashëm me përshkrimin dhe rëndësinë që i japin shqiptarët bukës, ai u përgjigj si më poshtë:
“Deri në 6 vjeç unë kam folur vetëm gjuhën e nënës, gjuhën shqipe, arbëreshen. Italishten e kam mësuar në shkollë.”
Edhe kur shkruaj siç është ky rasti i një vendi Kalabrez të shpikur që quhet “Spilanc” në libër si tek ky edhe tek “Collina del vento” është vendi im. Nuk doja të vendosja fjalë Arbëresh edhe të tregoja për të shumtën herë këtë minorancë sepse do të ishte vetëm një fjalë arbëresh, edhe libri do kishtë marrë një dimension tjetër do ishte dyfish. Unë jam një shkrimtar italian por me gjuhën mëmë arbëresh. Unë deri në moshën 6 vjeç flisja vetëm arbëresh, ndërsa të rinjtë e sotëm mësojnë italishten bashkë me arbëreshen që në kopësht por unë sikurse nuk kam shkuar në kopësht, italishtën e mësova në shkollë.
Vetëm shkollimi im ishte në italisht kurse zakonet (puthja e bukes edhe kryqi sipër që vendosej nga feja por ishte edhe një menyre sesi ishte mbledhur buka ) ishin në arbëresh. Unë mund të flisja edhe për Amerikën por botën time do e mbaja brenda, është një gjë që i ndodh të gjithë shkrimtarëve që botën e tyre të origjinës e mbajnë brenda.
Unë kam jetuar gjatë jashtë vendit në Gjermani ndërsa tani në Trentino. Në nje fare pike duhet të jem i sinqertë isha në krize. Isha në krize sepse nuk dija ku të jetoja, nuk dija se çfare emri ti jepja kulturës sime të origjinës nuk e dija deri në çfarë pike të hapesha me kulturat e tjera ose ti kushtoja rëndësi asaj të origjinës.
Mbase është një krize që e përjetojnë të gjithë ata njerëz që janë të detyruar të braktisin tokën e tyre, jo ata që nisen me dëshirën dhe vullnetin e tyre, unë jam një nga ato të detyruarit. Të detyruar nga çfare?! Nga mungesa e punës. E tillë ishte për babain tim njësoj ishte edhe për gjyshin tim. Babai im emigroi në Gjermani e Francë ndërsa gjyshi im në Amerikë. E tillë ishte edhe për mua që kisha nje diplomë në valixhe, nuk gjeta punë edhe u detyrova të nisesha.
Për një kohë shumë të gjatë jetova edhe përjetova nën lëkuren time të gjithë rrugëtimin e gjatë dhe të dhimbëshëm që përjetojnë ata persona që nisen, por në një moment ndryshoi çdo gjë. Ndodhi rreth 15 vitë më parë, gjeta edhe një formulë që më bëri të ndryshoj çdo gjë. Kuptova që emigrimi është në sytë e të tjerëve domethënë nuk je ti që ndihesh ndryshe janë të tjeret që të shohin në njefarë mënyre ndryshe. Edhe në atë moment transformova dhimbjen e nisjes (sepse kur nisesh ,kur je i detyruar të nisesh ke këtë dhimbje brenda, një inat ndoshta edhe pse i padrejtë ndaj tokës tënde që s’të dhà punë e pasuri).
Ndodhi kur unë jepja mësim në Gjermani fëmijëve të emigrantëve nga të gjithë anët e Italisë. Ndjeva nje “klik” në kokën time edhe u dritësova.
Nëse për gjermanët unë isha thjeshtë një i huaj, për të huajt e tjerë që jetonin në Gjermani isha nje italian, për italianët isha një Meridional (jugor) ose “terrone”, për meridionalet ose terronët unë isha nje kalabrez, për kalabrezet isha një arbëresh ose më mirë “gegu”, kurse kur kthehesha në vendin tim arbëresh isha një gjerman, sot jam një trentino, atëherë unë pyeta vetën po unë kush jam? Edhe pikërisht këtu zgjidha çdo gjë: Unë jam thjesht Carmine Abate një person që është sinteza e të gjithë këtyre përkufizimeve.
Fillova të logjikoja nuk thashë unë jam italian ose gjerman sepse jetoj në Gjermani por unë jam italian, gjerman, arberesh, kalabrez, meridionale edhe trentino. Jam të gjitha këto gjëra të vendosura bashkë.
Nëse unë s’do kisha filluar të jetoja në këtë mënyrë të shkruaja në këtë mënyrë nuk do kisha shkruar kurrë për shembull (Kodra e erës) ose (Puthja e bukës). Këto janë libra të shkruar nga njerëz (kanë një zë narrativ për shembull tek “Kodra e erës” është një profesor kalabrez që jeton në Trentino, çfarë imagjinate!!!) që nuk e ka më problem të qenurit emigrant, nuk qahet më, nuk jeton më me nostalgjinë, atë nostalgji që emigrantët tradicional e kthenin në një kafaz sepse kishin këmbet në veri edhe koken në jug.
Babai im ka jetuar kështu për shume vite. Zëri narrativ i librit “Puthja e bukës” është një person që jeton me një këmbë në veri edhe me tjetrën në jug. Nga ky moment unë krijova një thënie për të cilen jam krenar që me ka ndryshuar shume gjera.”Të jetosh duke shtuar “, domethënë nuk duhet të zgjedhësh me detyrim midis veriut apo jugut, midis gjuhës së zemrës dhe gjuhës së bukës, por të marrësh më të mirën e të gjithë këtyre gjërave.
Këtu i përgjigjem edhe pyetjes që shumë veta të bëjnë kur jeton jashtë vendit tënd, ku të pëlqen më shumë në Gjermani apo në Itali? Në Trentino apo në Kalabri? Babai im donte të degjonte gjithmonë që unë në Trentino ndihesha keq, që nuk jetoja mirë në Trentino.
Në libër është raporti midis babait dhe djalit ku djali thotë unë ndihem mirë në Trentino por ndihem mire edhe në Kalabri edhe këtu qëndron pika. Kjo domethënë të jetosh duke shtuar. Kjo pyetja ku të pëlqën të jetosh më duket si ato pytjet që i bëhen një fëmije të vogël kë don më shumë mamin apo babin? Një fëmije ekspert e din shumë mirë që don si mamin edhe babin ja çdo të thotë të jetosh duke shtuar, të duash si veriun edhe jugun / (Përktheu nga italishtja, Morena Sherifi)/diasporaShqiptare