KOLEKTIVI FEMINIST
Muret e qytetit të Tiranës janë zgjuar sot me mesazhe denoncimi mbi dhunën seksuale dhe sistematike që ne si vajza dhe gra përjetojmë në Shqipëri. Ne dënojmë ashpër krimin e bërë ndaj të miturave dhe gjithë viktimave të dhunës seksuale nga përdhunuesit e tyre, por edhe krimin e disafishtë që u bëhët nga braktisja e instancave shtetërore, ekspozimi dhe denigrimi mediatik, si dhe në terësi nështrimi i një shoqërie patriarkale që përballë dhunës vendos gjithmonë të hesht.
Ne jemi shumë dhe jemi të revoltuara, prandaj nuk do të heshtim, por do t’i bashkojmë duart e do të ecim krah për krah, derisa kjo të mos përsëritet ndaj askujt më, derisa ne të trajtohemi me dinjitet dhe të respektohemi në mënyrë të barabartë.
Derisa të mos druhemi të dallojmë dhunuesin dhe krimin, derisa drejtësia të vihet në vend dhe derisa të kemi një shoqëri më të mirë për vajzat dhe gratë!
Deri atëherë dhe gjithmonë, bashkë e të zëshme!
Heshtja nuk na mbron!
KOLEKTIVI FEMINIST