Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Top Story kërkon denoncime për abuzime nga njerëz të pushtetit në Kadastrën...

Top Story kërkon denoncime për abuzime nga njerëz të pushtetit në Kadastrën e Vlorës

Nisur nga problemet e fundit me falsifikimin, tjetërsimin dhe zaptimin me forcë të bregdetit të jugut, emisioni investigativ Top Story do të realizojë një dokumentar për Kadastrën e Vlorës.

Oligarkë, Ministra, zyrtarë shtetërorë, drejtues kadastre, kriminelë janë mpleksur në abuzimet e frikshme me pronat në bregdetin e Palasës, Dhërmiut, Jalit, Himarës etj.

Top Story do të pasqyrojë në mënyrë ekskluzive dhe të paanshme, sesi janë tjetërsuar pronat e banorëve vendas, si janë falsifikuar dokumentat, vendimet e gjykatave, kush ka përfituar, si janë kërcënuar zyrtarët shtetëror, pse kanë dhënë dorëheqjen 8 drejtues të Kadastrës Vlorë, kush janë banorët e vilave luksoze etj.

Ne ftojmë të gjithë banorët që posedojnë toka në bregdetin e jugut, që janë dëmtuar nga vendimet e padrejta të Kadastrës së Vlorës dhe vendimet e gjykatave, të DENONCOJNË.

Na shkruani në inbox ose në adresën e emailit [email protected] dhe gazetarët tanë do tju kontaktojnë.

Ky dokumentar do të pasqyrojë të vërtetën në mënyrë profesionale.

Faleminderit
Ekipi i Top Story

Share: