Home KRYESORE Covid 19, SHEMBULLI AMERIKAN

Covid 19, SHEMBULLI AMERIKAN

Nga Erion Dasho

Ndonëse rreth COVID-19 raportohen të dhëna në kohë reale nga e githë bota, shumë prej tyre janë të pabesueshme dhe të papërdorshme për qëllim shkencore.

Fatmirësisht, ka vende si SHBA-të, ku këto të dhëna raportohen me besnikëri dhe shkalla e besimit tek to është e lartë (pavarësisht se bias ka kudo dhe nuk mund të shmanget).

Megjithë alarmin për rastet në rritje, duket qartë se vdekshmëria nga COVID në SHBA sa vjen e ulet. SHBA-të dështuan në përballjen e parë me virusin, por me sa duket, vendi i madh vazhdon të japë shembullin se si duhet organizuar përgjigja ndaj virusit.

A mund të jenë shpjegimet për rënien e vdekshmërisë diagnoza e hershme, përmirësimi i skemave të trajtimit, shmangia e dyndjeve në spitale, mosha e re e rasteve të fundit, sezonaliteti apo e shumëpërfolura (por ende e pavërtetuara shkencërisht) rënia e virulencës?

Në çdo rast është shumë e rëndësishme të mësohet nga SHBA-të se cili ka qënë prafrimi i tyre që po e bën bashkëjetesën me SARS-CoV-2 më pak letale. Mund të shpëtojë jetë kudo në botë. Edhe në Shqipëri.

Share: