Ditët e fundit Shqipëria po përballet me rritje të numrit të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus.
Lidhur me situatën e krijuar në vendin tonë, ka reaguar Ministrja e Shëndetësie, Ogerta Manastirliu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat anti-COVID.
Manastirliu këshillon të respektohen tre veprime të thjeshta çdo ditë , pasi është rruga e vetme për të mbrojtur veten dhe të afërmit nga Covid-19.
STATUSI I PLOTË
Lutemi respektoni këto tre veprime të thjeshta, çdo ditë, për t’ju bashkuar përpjekjes së mjekëve dhe infermierëve, për t’a mundur 🤜COVID19🤛
↔️Respekto distancën
😷 Vendose maskën
🧼Ruaj higjienën vetjake dhe kolektive
#RespektoniRregullat
#RuaniShëndetin