Home KRYESORE Diplomati i njohur: 3 marrëveshjet sekrete që shkatrruan Shqipërinë!

Diplomati i njohur: 3 marrëveshjet sekrete që shkatrruan Shqipërinë!

Nga Shaban Murati

Trieste 1 është takimi i fshehtë kokë më kokë në Trieste në shkurt 1992 i kryetarit të PD, Sali Berisha, me kryetarin e PS, Fatos Nano, një muaj para zgjedhjeve parlamentare, dhe marrëveshja e fshehtë midis tyre për rotacionin e pushtetit dhe amnistimin penal të dosjes së thesarit të shtetit të depozituar jashtë Shqipërisë dhe të krimeve dhe listave të bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit.

Marrëveshja e mësipërme nuk iu raportua kurrë partive respektive dhe nuk është zbardhur kurrë.

Trieste 2 është marrëveshja e fshehtë në prill të vitit 2008 midis kryetarit të PD, Sali Berisha, dhe kryetarit të PS, Edi Rama, për listat e mbyllura dhe për amnistimin penal të korrupsionit të zyrtarëve të qeverisë socialiste të Fatos Nanos.

Trieste 3 është marrëveshja e fshehtë kokë më kokë midis kryetarit të PS, Edi Rama, dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha, në maj 2017 për qeverisjen e përbashkët të përkohshme dhe për amnistimin penal të korrupsionit të zyrtarëve të qeverisë demokrate të Sali Berishës. Marrëveshja nuk iu raportua kurrë partive respektive dhe nuk është zbardhur kurrë.

PS. Një postimi im 1 qershor 2017 si literaturë ndihmëse

Qyteti i Triestes ka hyrë dy herë në historinë e Shqipërisë. Herën e parë në vitin 1947, kur shqiptarët e budallallepsur nga partia dhe nga Jugosllavia protestonin rrugëve të Tiranës duke bërtitur:”Jetën e japim,Triesten nuk e japim”.

Herën e dytë në shkurt të vitit 1992, një muaj para zgjedhjeve parlamentare, kur dy politikanët kryesorë të emëruar të Shqipërisë u takuan kokë më kokë në Trieste dhe hartuan grafikun e pushtetit në tranzicion, dhe shqiptarët, të budallallepsur nga partitë dhe nga pluralizmi, kanë 25 vjet që protestojnë rrugëve të Tiranës duke bërtitur: “Jetën e japim, Triesten nuk e japim”.

Share: